E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kostoja, bie puna në ndërtim

Edhe pse nuk dinë të thonë nëse rënia e punës së tyre është për efekt të krizës ekonomike globale, prodhuesit e lëndëve të para për ndërtim deklarojnë se krahasuar me vjet, këtë fillim viti puna është në rënie. "Puna ka pësuar rënie krahasuar me vitin e kaluar", thotë për "Top Channel", Enris Tafa, inxhinier në një prej firmave ndërtuese. Sipas tyre, rritja e çmimeve të lëndëve të prodhimit ka ndikuar edhe në çmimet e shitjeve, të cilat kanë shfaqur një tendencë rritjeje. "Në krahasim me vitin që shkoi, kostoja është ngritur më shumë dhe ne po mundohemi të punojmë me çmime sa më të ulëta", u shpreh Tafa. Rënia e punës në sektorin e ndërtimit është një nga faktorët kryesorë të uljes së volumit të punës për prodhuesit e lëndëve të ndërtimit. Ata thonë se aktualisht po punojnë me porosi të vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›