Deficiti buxhetor, Islanda dhe Greqia shifra alarmante
Autori i Lajmit: Redaksia
Nëse politikëbërësit e kishin përqendruar vëmendjen e tyre në 2009-ën në nxjerrjen e ekonomisë globale nga recesioni i thellë, këtë vit duket se problemi më i madh do të jenë borxhet e qeverisë, për shkak të injektimit të shumave marramendëse në planet e shpëtimit. Po të mos zgjidhet ky problem, bota rrezikon të përballet me një rimëkëmbje të vonuar ekonomike. Që në këtë vit, agjencitë vlerësuese ndërkombëtare kanë paralajmëruar deficite të mëdha buxhetore në Greqi dhe Islandë dhe shumica e vendeve të eurozonës duket se do të pasojnë këto dy vende. Shumat e borxheve në vende si Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duan dekada për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në nivelet normale. Vendet me borxhe buxhetore po tregohen shumë të “buta” në luftën kundër deficitit. Qeveritë po përpiqen me të gjitha mundësitë që të mbajnë një politikë më të ashpër fiskale dhe të injektojnë njëkohësisht mbështetjen e vazhdueshme të prodhimit të brendshëm bruto PBB. Ekonomistët theksojnë se dalja në një kohë urgjent nga një ekonomi në recesion do t’u kushtojë këtyre vendeve pasoja të pariparueshme në buxhetet fiskale. Ata theksojnë se është e pamundur që një vend të dalë në kohë kaq të shpejtë nga recesioni. Islanda ka qenë në kryetitujt e gazetave të vitit që lamë pas. PBB-ja e këtij vendi pritet që të pësojë një ulje prej 2 për qind në këtë vit dhe borxhi i deficitit pritet të arrijë në – 9.9 për qind. Greqia, siç e thamë më sipër është një nga vendet më problematike me borxhin e përgjithshëm të buxhetit. Ky vend nuk pritet të ketë rënien e PBB-së së Islandës, dhe as borxhin e deficitit (-9 për qind). Me sa duket, reformat e ndërmarra së fundi nga qeveria ‘Papandreu’ kanë luajtur rolin e tyre. Me shifrën më të lartë të deficitit në krahasim me prodhimin e brendshëm të ekonomisë së këtij vendi, Greqia mund të përshkruhet si e sëmura e rajonit. Komisioni Evropian i bëri një kritikë shumë të ashpër për prezantimin e shifrave të rreme ekonomike në 12 janar. Për ta përmirësuar disi situatën, politikanët dëshirojë që të rrisin me 6.5 milionë dollarë më tepër të ardhurat buxhetore të këtij viti duke mos rritur rrogat e administratës dhe taksa të reja. Plani 787 milionë dollarësh i injektuar nga qeveria e Obamës dhe miliardat e tjera të injektuara në sektorët e shërbimeve financiare e çuan borxhin e Amerikës në pothuajse 100 për qind të PBB-së. Administrata ‘Obama’ do të luajë pikërisht me taksat për të mbushur këtë humnerë. Me një nga buxhetet me deficitin më të madh në krahasim me Bashkimin Evropian, Britania duhet të shtrëngojë rripi ose përndryshe do të ketë probleme të riparueshme fiskale. Qeveria nuk duket se ka përcaktuar ndonjë strategji të qartë përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj pranvere, edhe pse të gjitha partitë kryesore janë të një mendjeje se shpenzimet e qeverisë duhet të ulen dhe taksat duhet të rriten. Rritja e moshës së daljes në pension pritet t’u japë një goditje tjetër shqetësimeve financiare të lokomotivës numër dy të Evropës, pas Gjermanisë. Për sa i përket Spanjës, që goditjen më të madhe e mori në sektorët e pasurive të paluajtshme, e bënë ekonominë më të zhvilluar evropiane të bënte një performancë nga më të këqijat krahasuar me vendet e tjera. Irlanda që dikur quhej tigri kelt, sot ka marrë një nga goditjet më të mëdha në tregjet e pasurive të paluajtshme. Qeveria irlandeze ka injektuar në këtë sektor 5.8 miliardë dollarë të buxhetit të saj të vitit 2010 dhe ka ulur rrogat e administratës. Kjo i detyroi punëtorët e prekur direkt vendas të dilnin në fund të 2009 për të protestuar në rrugët e Dublinit.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2010