E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, kolegjet amerikane zgjedhin studentët e pasur

Autori i Lajmit: Redaksia
SHBA - Aplikantët për kolegjin amerikan në vitin 2010 do të marrin një mësim në kuptimin e vërtetë të fjalës këtë vit. “Ai që ka më shumë para do të ketë më shumë shanse”. Kancelarët e kolegjeve thonë se qindra kolegje janë prekur nga kriza ekonomike dhe do të hapin dyert për studentët e pasur. Ata thonë se përparësi do t’u jepet studentëve që kanë mundësi të paguajnë në kesh tarifën e plotë të shkollimit. Kjo është një goditje e rëndë për studentët e shkëlqyer që nuk mund të paguajnë të plotë taksën e shkollës (shumën tjetër e përfitojnë nga ndihma ekonomike). Studentët që aplikojnë në shumë kolegje njëherazi do të kenë mundësi më të mëdha që të pranohen, nëse nuk kanë nevojë për ndihmë ekonomike”, - thotë Judy Zodda, një kancelare private pranimi në kolegj. “Nëse ata janë në gjendje ta paguajnë vetë të plotë tarifën e shkollimit, atëherë ata do t’i kenë dyert e hapura për këtë vit. Nuk mund të themi se ndodhte kështu disa vite më parë”. Por ajo tha se studentët e shkëlqyer, pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike do të rekrutohen në masë nga kolegjet, duke e bërë këtë lajm jo dhe aq serioz. Ky trend i këtij viti, që pritet t’u japë studentëve më shumë mundësi, do t’i detyrojë kolegjet të bëjnë një punë më të mirë në mësimdhënie dhe ndihmën e studentëve.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›