Deficiti rritet me 20 për qind
Deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë, një tregues që përfaqëson hyrjet dhe daljet valutore të vendit në mallra e shërbime, shënoi një ritëm prej 20 për qind gjatë nëntë muajve janar-shtator të këtij viti, bëhet e ditur nga statistikat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë. Deficiti total i llogarisë korrente arriti në 1.05 miliardë euro këtë vit nga 861 milionë euro që qe në vitin 2008. Të ardhurat nga udhëtimet turistike të të huajve u vlerësuan në 1.05 miliardë euro me një rritje të konsiderueshme prej 23 për qind, por edhe shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë vendit pësuan një rritje po aq të madhe prej 23.3 për qind. Shqiptarët shpenzuan 971 milionë euro në udhëtime jashtë vendit gjatë kësaj periudhe. Shkaku kryesor i zgjerimit të deficitit të llogarisë korrente qe rënia e të ardhurave nga puna e emigrantëve jashtë vendit, si dhe mosulja e importeve.
Deficiti i llogarisë korrente konsiderohet si një lloj borxhi që një vend merr nga jashtë dhe që shpesh mund të japë pasoja katastrofike në stabilitetin financiar të një vendi. Shqipëria ka akumuluar deficit të llogarisë korrente gjithnjë e në rritje gjatë viteve të fundit, ndërkohë që leku ka ruajtur stabilitet kundrejt euros. Shumë ekspertë besojnë se një pjesë e valutës që hyn në Shqipëri vjen në kanale informale dhe për pasojë as nuk pasqyrohet në bilancin e të ardhurave, por kur kjo valutë del për të blerë mallra apo shërbime, atëherë llogaritet, duke krijuar edhe deficit statistikor, i cili mund të mos jetë real.