E Diel, 1 Nëntor 2026

Si përjetohet kriza në fqinjin tonë jugor

Ka më shumë se një muaj që mediat e huaja pasqyrojnë në faqet e tyre ecurinë negative të ekonomisë greke akoma edhe skenarë falimentimi për të. Qeveria e re e z.Papandreu u ndodh menjëherë, sapo erdhi në fuqi, përballë një realiteti aspak të pëlqyeshëm dhe nën presionin e vazhdueshëm qoftë të BE-së, të tregjeve financiare dhe agjencive të mëdha të vlerësimit dhe si pasojë ishin pikërisht këto institucione financiare të cilat ulën shkallën e kredibilitetit të saj. Çfarë nënkupton humbja e kredibilitetit? Faktin që Greqia në krahasim me shtete e tjera të eurozonës merr kredi për të mbuluar borxhin shtetëror me përqindje më të lartë se një shtet i "besueshëm".

Kështu që reagimet e tregut ishin të menjëhershme. Bursa e Athinës humbi 6 pikë ditën e martë dhe 3.5 pikë të mërkurën. Ka më shumë se një vit që ekonomia greke ndodhet në qendër të kritikave të Komisionit Europian dhe komisioneri i BE kompetent për çështjet ekonomike, Joaquin Almunia, ka deklaruar se përveç survejimit që do ketë ekonomia greke nga Brukseli, do të ndihmohet në aplikimin e programit të përgjithshëm të stabilitetit dhe reformave, në kuadrin e atyre reformave që parashikon marrëveshja për vendet anëtare të zonës së euros. Ministri grek i Financave para mbledhjes urgjente të kabinetit Papandreu për këtë çështje, ka deklaruar se është pikërisht politika e gabuar e konservatorëve në vitet e fundit që ka sjellë vendin në këtë gjendje dhe është angazhuar në emër të qeverisë përpara Komisionit Europian dhe Eurogroup-it për përmirësimin e financave të saj publike.

Në mesditën e së mërkurës, vetë Kryeministri Papandreu ka mbledhur kabinetin e tij dhe në një mbledhje të hapur që u transmetua direkt nga mediat greke ka dhënë moton e qeverisë socialiste. Duke ripërsëritur shprehjen e babait të tij "Ose të zhdukim borxhin ose do të na zhdukë ai"- Papandreu ka deklaruar se udhëkryqi financiar kërcënon edhe sovranitetin kombëtar, prandaj qeveria do të marrë të gjitha masat e duhura për të dalë nga kriza.

Por a ka pasoja situata kritike që po kalon ekonomia greke në lidhje me politikën e saj ekonomike në Ballkan dhe kryesisht në Shqipëri? Dy specialistë të ekonomisë, gazetarë në Selanik, flasin për gazetën "Shqip" duke komentuar realisht situatën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›