Korrupsioni politik në vend na rrënoi
Cili është kuptimi thelbësor i fazës së vështirë që po kalon ekonomia greke?
Është një fazë tepër kritike do të thosha, e cila e ka burimin në politikat mospërgjegjëse sidomos të periudhës së qeverisjes së konservatorëve në këto 5 vjet e gjysmë. Gradualisht, borxhi shtetëror filloi të rritej, zgjidhjet e masave të marra ishin krejt pa rezultat, vendi u bë parajsë për korrupsionin politik, si dhe për evazionin fiskal, nga tregtari më i vogël deri te biznesmeni më i madh. Vetëm të ardhurat nga ky evazion fiskal shkojnë në 30 miliardë euro. Nuk u dha gjithashtu asnjë zgjidhje për sa i përket sistemit problematik të sigurimeve të pensioneve, ku shumë prej skemave të pensioneve humbën të ardhurat e tyre ose falimentuan. Greqia pra paguan këtë politikë ekonomike, paguan statistikat e rreme që paraqiste çdo vit në BE dhe si rrjedhim ka humbur besueshmërinë, në fillim të vetë Komisionit Europian, e më pas të institucioneve financiare. Për pasojë shteti grek merr kredi me bono që kanë përqindje më të larta sesa shtetet e tjera anëtare të BE. Kështu, që të rifitojë besueshmërinë, edhe masat e marra duhet të jenë analoge, duke filluar që nga ngrirja e rrogave në administratën publike, sipas udhëzimeve të BE, lufta ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal, kësaj plage të madhe në shoqërinë greke, ulja e shpenzimeve në sektorin shtetëror, ndryshimi i sistemit të sigurimeve dhe pensioneve, sistem i ri tatimi.
A do të ketë pasoja kjo gjendje kritike e ekonomisë greke në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri, në radhë të parë për sa i përket politikës së bankave greke dhe më pas të investitorëve grekë?
Siç e shohim, pasojat në shoqërinë greke janë në formën e hallkave të një zinxhiri, ose më saktë të një rënie dominoje, mungesa e likuiditetit sjell ngrirje të progresit, papunësi, bankat bëjnë një politikë ekonomikë më të tkurrur, pra nuk japin kredi. Por në tregun e huaj dhe sidomos në atë ballkanik, kjo politikë ndryshon. E para, sepse u përshtatet kushteve të çdo vendi. P.sh. për sa i përket Shqipërisë vërtet që mund të kemi një tkurrje të politikës bankare, por kjo do të varet gjithnjë nëse vazhdon apo jo ky vend të ketë një ritëm të kënaqshëm zhvillimi. Për sa u përket investitorëve, edhe ky fakt varet gjithnjë në nivel rajoni, ndoshta ata do të jenë më të kujdesshëm, sepse ata nuk varen nga kreditë e larta të bankave greke, përderisa mund të kërkojnë kredi nga bankat e tjera europianë që kanë aktivitet në Shqipëri apo në rajon. Por pa dyshim që kjo gjendje që kalon vendi, ndikon qoftë edhe "psikologjikisht" në politikën ekonomike.
Ato që e ndiejnë më shumë krizën ekonomike janë shtresat e varfra popullore, pra edhe emigrantët. Çfarë pasojash ka sjellë dhe vazhdon të sjellë në jetën e tyre kjo gjendje e ekonomisë?
Janë ata që pa dyshim janë prekur më shumë nga kjo gjendje dhe treguesi më i saktë është rënia e dërgesave në para të emigrantëve. Kjo edhe për faktin se ata punojnë në sektorët më të prekur nga kriza të ekonomisë, siç janë turizmi, ndërtimi dhe industria e lehtë. Dhe fakti më tragjik është, se nëse kjo gjendje vazhdon për një periudhë të gjatë kohore, ndoshta do të ketë akoma edhe riatdhesim të tyre, për arsye se tregu grek nuk ofron më vende pune dhe fitim.