Nuk është aq keq, do të na ndihmojë BE
Cili është kuptimi thelbësor i fazës së vështirë që po kalon ekonomia greke?
Gjendja ndoshta nuk është kaq tragjike sa përshkruhet nga institucionet e huaja financiare, por është tepër dramatike. Nuk mundet të lejojë BE të falimentojë një vend i familjes europiane dhe i eurozonës. Do të ishte dështim politik edhe për vetë BE. Më pas kemi të bëjmë shpeshherë edhe me përfitime financiare në bursë për sa u përket bonove dhe aksioneve të bizneseve dhe bankave greke. Mendoj se kishte mbërritur momenti që Greqia më në fund të fillojë të ketë një politikë të vërtetë dhe serioze ekonomike, të ulë shpenzimet kolosale, të mbledhë taksat dhe të mos lejojë evazionin fiskal të lulëzojë dhe të bëjë të pasur një grup njerëzish në kurriz të shoqërisë.
A do të ketë pasoja kjo gjendje kritike e ekonomisë greke në përgjithësi në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri, në radhë të parë për sa i përket politikës së bankave greke dhe më pas të investitorëve grekë?
Nuk mendoj se gjendja e ekonomisë greke do të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në ekonominë shqiptare, për sa i përket politikës ekonomike të bankave greke. Në fund të fundit, bankat greke kanë deklaruar fitime edhe në Greqi, pavarësisht krizës ekonomike. Bankat greke nuk i lëvizin themelet e tyre nga Ballkani dhe nga Shqipëria, sidomos në momentet kur në këto vende ka zhvillim. Fakti se si do të veprojnë në dhënien e kredive dhe rritjen e aktivitetit të tyre, varet edhe nga konkurrenca e tregut, pra dhe nga bankat e tjera që kanë aktivitet në Shqipëri. Problemin realisht e ka shteti grek dhe buxheti shtetëror. Për sa u përket investitorëve grekë, nganjëherë këto realitete ndihmojnë për më mirë. Pra gjendja ekonomike në Greqi mund të çojë në rritjen e investimeve në Shqipërinë fqinje, por pa dyshim nuk mund të mohohet edhe ulja e tyre.
Ato që e ndiejnë më shumë krizën ekonomike janë shtresat e varfra popullore, pra edhe emigrantët. Çfarë pasojash ka sjellë dhe vazhdon të sjellë në jetën e tyre kjo gjendje e ekonomisë?
Kakis Bali - Siç thotë edhe fjala e urtë greke - "Aty ku ndodhet i varfëri është dhe fati i tij". Emigrantët, duke përfshirë edhe ata shqiptarë, janë shtresa më e prekur nga kriza. Shumë prej tyre do t‘i shtohen grupit të madh të të papunëve, që në shifrat jozyrtare kalon shifrën prej 18%. Edhe ata emigrantë shqiptarë të cilët të integruar më së miri në shoqërinë greke, kishin kaluar edhe në shkallën e bizneseve të mesme do të preken pa dyshim si gjithë të tjerët. Sidomos ata që punësohen në sektorin e ndërtimit.