Defiçiti tregtar, rekord në shkurt
• Shkurti rriti me 10 për qind defiçitin tregtar, duke vazhduar të shtojë paratë e shqiptarëve që shkojnë për të blerë prodhime të huaja.
INSTAT, në bilancin e fundit tregtar tregon se gjatë shkurtit janë shpenzuar rreth 400 milionë dollarë për të importuar mallra dhe shërbime, ndërkohë që eksporti nga Shqipëria është vetëm 10 milionë USD. “Në muajin shkurt të vitit 2008 u eksportuan 8.743 milion lekë dhe u importuan 32.9 miliardë lekë”, theksohet në raport. Kjo ka sjellë që vetëm për një muaj deficiti të arrijë në 24 miliardë lekë, në muajin më të shkurtër të vitit. Sipas INSTAT-i, tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 64.6 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 81 për qind dhe importi 44.5 për qind, kurse me Greqinë eksporti është 10 për qind dhe importi 22.4 për qind. Nafta vazhdon të mbajë peshën kryesore në mallrat e akcizës që vijnë në Shqipëria, kjo edhe pas rritjes së çmimit në tregjet botërore. “Krahasuar me janarin e 2008-ës, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 19.8 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës me 71.5 për qind”. Shqipëria ka vazhduar të importojë me shumicë ushqime, me një rritje prej rreth 34 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa mineralet kanë peshën më të madhe të eksporteve, duke u rritur me 2 herë në krahasim me janarin.