Komunikimi deputet-qytetar, gjermanët japin 20 mijë euro
• Gjermania ka dhënë dje 20 mijë euro për të nxitur komunikimin qytetar-deputet.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt dhe zv.kryetari i Forumit të Lirë shqiptar, Dorian Duçka dhe Klodian Gradeci, nënshkruan dje marrëveshjen e financimit. Shuma prej 20 mijë eurosh do të akordohet për projektin “Përmirësimi i mekanizmave të komunikimit deputet-qytetar”. Ky projekt është një ndër projektet e shumta të organizatave të shoqërisë civile, të cilat mbështeten rregullisht nga pala gjermane me fonde të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore. Shumica e projekteve të mbështetura do t’i shërbejnë forcimit të shoqërisë civile. Forcimi i sektorit të drejtësisë dhe atij policor, si dhe lufta kundër korrupsionit, janë pika të tjera të rëndësishme.
Këtë vit nga pala gjermane do të mbështeten projekte të ndryshme në fushën e asistencës policore në arsim dhe pajisje, të cilat kapin një shifër rreth 136.000 euro. Gjithashtu Gjermania mbështet Transparency International në një projekt mbi luftën kundër korrupsionit, duke vënë në dispozicion rreth 20.000 euro. Krahas kësaj, Gjermania në bashkëpunim me OSBE-në mbështet më tej qendrën e Këshillimit të Grave në Kukës si dhe qendra të tjera për zhvillimin e shoqërisë civile. Këtë vit Gjermania mbështet në Shqipëri me fonde të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore projekte me një vlerë prej rreth 400.000 euro.