Të blertët, tryezë për mjedisin
23/04/2005 Lidhja e Blertë Shqiptare zhvillon sot takimim me shkencëtarë, specialistë dhe studiues të shkencave të lidhura me mjedisin nga e gjithë Shqipëria, për të krijuar Këshillin Shkencor Ambiental. Të blertët synojnë që, nëpërmjet një marrëveshjeje mes partisë së tyre dhe KSHA-së, të thithet mendimi i kualifikuar të shkencëtarëve dhe specialistëve, si hap i parë në kundërshtimin e politikave shktatërruese për mjedisin, që po aplikohen në Shqipëri. Një çështjet tjetër e të blertëve është dhe ndërgjegjësimi i opinionit dhe hartimi i politikave të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe që respekton pasuritë natyrore dhe për t'i zhvilluar ato për brezat e ardhshëm. Gjithashtu, Lidhja e Blertë ka kërkuar transparencën e qeverisë dhe kompanive të huaja për "Parkun Energjetik të Vlorës" dhe ka mbështetur gjithë nismat që kanë synuar në transparencën e projekti të Vlorës. Sipas të blertëve, këmbana e alarmit për mjedisin shqiptar duhet të sensibilizojnë çdo qytetar të thjeshtë për problemet e rënda të mjedisit.