Shënohet viktima e parë e virusit AH1N1
Gripi i derrit shkaktoi dje viktimën e parë në Kosovë.
H.E. janë inicialet e 31-vjeçarit që ndërroi dje jetë, si pasojë e komplikacioneve nga AH1N1. Vdekja e tij është bërë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme, ku merrnin pjesë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP dhe mjekë të klinikës infektive. Shenjat e para të gripit pacienti i kishte konstatuar që më datë 25 tetor. Por 31-vjeçari është paraqitur në Infektiv për të kryer analizat një muaj më pas, më 12 nëntor.
Përgjigjet e analizave verifikuan se pacienti ishte infektuar nga virusi AH1N1. Shkaku i vdekjes ishte mosevidentimit i virusit në kohën e duhur. Në këtë klinikë janë shtruar gjithsej 19 pacientë, nga të cilët 8 prej tyre janë me gripin e derrit, ndërsa mbeten të dyshuara edhe 11 rastet e tjera. Zyrtarisht në Kosovë janë të konfirmuar 32 raste të infektuar me gripin e derrit.
Nga ana tjetër priten përgjigjet e 15 mostrave të tjera.
Zyrtarët e shëndetësisë bëjnë thirrje që qytetarët të mos i kapë paniku. Sipas tyre, situata është nën kontroll dhe ka doza të mjaftueshme të tamiflusë. Vaksinat specifike të gripit të derrit pritet të vijnë në muajin dhjetor.