E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të 3 milionë vaksinave kundër AH1N1

Autoritetet e Shëndetësisë në Serbi kanë porositur 3 milionë vaksina tamiflu për trajtimin e gripit të derrit.

Sipas zyrtarëve serbë, stoku i parë me 500 mijë doza do të mbërrijë në vend muajin e ardhshëm. Ndërkohë që dy ngarkesat e tjera pritet të vijnë në fillim të vitit 2010. Vetëm 4 ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë serbe njoftoi se vendi është i përfshirë nga epidemia e gripit të derrit. Po atë ditë, ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Millosavlevic, tha se masa e parë që duhet të merret në luftën kundër epidemisë është vaksinimi urgjent i tre milionë njerëzve, si dhe kujdestaria e përforcuar ndaj personelit mjekësor.

MSH ka regjistruar deri tani 443 persona të shtruar në spital me simptomë të gripit të ri, nga të cilët 261 janë konstatuar të infektuar. Raste të tjera pritet të ekzaminohen në vazhdim. Numri i viktimave nga gripi i derrit në Serbi është 8, nga të cilët tre prej tyre janë regjistruar vetëm gjatë fillimit të muajit nëntor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›