E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat nuk do mbyllen, pavarësisht situatës

Gripi i derrit në Maqedoni është duke u përhapur me ritme tepër të shpejta. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore në Maqedoni. Alarmi është dhënë për shkak se numri i personave të prekur nga virusi AH1N1 është rritur ndjeshëm. Janë 42 raste të reja të regjistruara vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

25 prej tyre i janë nënshtruar aktualisht trajtimit, në mënyrë që të parandalojnë pasojat tragjike që mund të shkaktojë ky virus. Pjesa tjetër e të prekurve është duke marrë mjekime në kushte shtëpiake, për shkak se situata e tyre paraqitet jo problematike. 4 ditë më parë qeveria maqedonase, nëpërmjet komisionit për gripin pandemik, shqyrtoi mundësinë e mbylljes së shkollave në rast se do të rritej numri i të infektuarve me virusin AH1N1.

Por dje, autoritetet shëndetësore thanë se pavarësisht përhapjes së gripit të derrit, nuk është ende e nevojshme që të mbyllen shkollat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›