Dej, 100 vullnetarë dhurojnë gjak
Rreth 100 banorë të fshatit Dej të Rahovecit kanë dhuruar të martën vullnetarisht gjak, duke e vazhduar në këtë mënyrë aksionin tradicional të dhurimit të gjakut, i cili në këtë fshat mbahet për çdo 5 janar.
Ekipet e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut edhe pse në një kohë më borë, kishin shkuar në shkollën fillore të këtij fshati, për të pritur vullnetarët e dhurimit të gjakut, dhe deri në ora 15.45 kanë dhuruar gjak 100 qytetarë të këtij fshati, por ka pasur vullnetarë edhe nga fshati Ratkofc.
Sipas Mazllug Belegut, drejtor i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në QKUK, ky aksion ka filluar edhe në fshatrat për rreth, si fshati Variak, dhe janë në bisedime dhe me fshatin Ratkof, për dhurim vullnetar të gjakut.
Që nga viti 2002, për çdo 5 janar në fshatin Dej organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.