Pogradec, gjendet në liqen kufoma e peshkatarit të zhdukur në 2007-n
Një kufomë e dekompozuar është gjetur në liqenin e Pogradecit. Trupi u gjet nga peshkatarë të zonës, i ngecur në rrjetat e peshkimit, gjatë pasdites së djeshme.
Sipas burimeve nga policia, trupi i përket një peshkatari, i cili ishte zhdukur në ujërat e liqenit që prej vitit 2007. Peshkatarët janë shtangur kur kanë parë kufomën e dekompozuar, ndërsa kishin hedhur rrjetat për të peshkuar si zakonisht.
Pas identifikimit të bërë nga familjarët, u arrit në përfundimin se kufoma e gjetur i përket 51-vjeçarit Dilaver Manxhari. Ai ishte zhdukur para dy vjetësh e gjysmë, ndërsa kishte dalë për të peshkuar.