E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejvid i dhuron Viktorias një çantë 80 mijë paund



Dashurinë dhe përkushtimin e tregon me dhurata të shtrenjta. Këtë radhë, futbollisti anglez Dejvid Bekam është treguar më bujar se çdo herë duke i dhuruar bashkëshortes Viktoria Bekam një çantë, që ka kushtuar 80 mijë paund. Aksesori me diamante Birkin Himalayan, i dizenjuar nga Hermes, është njëra nga tri çantat e vetme të këtij lloji në botë. Ajo kushton 10 mijë paund më shumë se një apartament në Harlou te Essex, ku ka lindur Viktoria. Çanta ka marrë emrin në nder të aktores Xhein Birkin dhe ka qindra diamante, përfshi edhe një gur tre karatesh në pjesën ku mbyllet. Blerja e çantës i ka kushtuar një javë pune futbollistit. Bekam e bleu çantën pasi e dinte se Hermes është një nga emrat më të preferuar të së shoqes dhe shumë pak njerëz mund të kenë produkte të kësaj marke. Klienteve u duhet të presin deri 6 vjet për të pasur një aksesor të kësaj marke të njohur.
Triumfuesi i Golden Globe, “Slumdog millionaire”
Ceremonia në Beverli Hills për ndarjen e çmimeve “Golden Globe Awards” i ka çuditur të gjithë kur filmi indian “Slumdog millionaire”, njё film me buxhet tё vogël realizimi, ka shpërthyer para filmave rivalë tё studiove tё mёdha duke fituar katër çmime. “Slumdog” fitoi çmimet nё kategorinë e dramës mё tё mirё, regjisë, skenarit dhe muzikёs mё tё mirё. Ndërkohë filmi i regjisorit Vudi Alen, “Vicky Cristina Barcellona”, fitoi nё kategorinë e komedisё muzikore. Aktori i ndjerё Heath Ledger triumfoi në kategorinë e aktorit dytësor pёr rolin nё filmin “The Dark Knight”, ndërsa çmimin si aktori më i mirë e fitoi Miki Rouk nё filmin “The Wrestler”. Dy çmime në këtë ceremoni i fitoi aktorja e njohur Keit Uinslet: atё si aktorja më e mirë nё rol dytësor, nё filmin “The Readers”. Çmimin për filmin më të mirë të huaj e fitoi filmi i animuar izraelit “Waltz With Bashir”.

13 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›