E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfuesi i Golden Globe, “Slumdog millionaire”



Ceremonia në Beverli Hills për ndarjen e çmimeve “Golden Globe Awards” i ka çuditur të gjithë kur filmi indian “Slumdog millionaire”, njё film me buxhet tё vogël realizimi, ka shpërthyer para filmave rivalë tё studiove tё mёdha duke fituar katër çmime. “Slumdog” fitoi çmimet nё kategorinë e dramës mё tё mirё, regjisë, skenarit dhe muzikёs mё tё mirё. Ndërkohë filmi i regjisorit Vudi Alen, “Vicky Cristina Barcellona”, fitoi nё kategorinë e komedisё muzikore. Aktori i ndjerё Heath Ledger triumfoi në kategorinë e aktorit dytësor pёr rolin nё filmin “The Dark Knight”, ndërsa çmimin si aktori më i mirë e fitoi Miki Rouk nё filmin “The Wrestler”. Dy çmime në këtë ceremoni i fitoi aktorja e njohur Keit Uinslet: atё si aktorja më e mirë nё rol dytësor, nё filmin “The Readers”. Çmimin për filmin më të mirë të huaj e fitoi filmi i animuar izraelit “Waltz With Bashir”.
Ëndrra e Keit Holms, të jetojë në Nju Jork
Bashkёshortja e aktorit Tom Kruis, Keit Holms, dëshiron tё jetojё nё Nju Jork pёrgjithmonё. Arsyeja kryesore e këtij transferimi të mundshëm mendohet të jetë një rol që i është ofruar së fundmi për versionin muzikor tё filmit “Finding Neverland”. Aktorja 30-vjeçare sё fundi i dha fund shkëlqimit tё saj nё teatrin Broadway, ku luajti nё shfaqjen e Arthur Miller “All My Sons”. Holmes thuhet se do tё shkelё sёrish dyshemenë prej dërrase të teatrit nё njё tё ardhme tё afërt, pasi ka mposhtur yllin e “Finding Neverland”, Keit Uinslet, pёr versionin skenik tё filmit. “Keit shpreson të bindë Tomin pёr t’u zhvendosur nё Nju Jork. Vetë Tom dëshiron qё ajo tё kthehet nё Los Anxhelos, por Keit ёshtё kokёfortё”, - ka thёnё njё burim.
Zholi frikësohet se Pit nuk ёshtё i përkushtuar
Edhe pse jetojnë bashkë prej kohësh, aktorja Anzhelina Zholi ka frikё se partneri i saj, Bred Pit, nuk ёshtё i përkushtuar shumё nё lidhjen e tyre, pasi ai sё fundmi i ёshtё drejtuar asaj duke thënë “femra me tё cilёn jetoj”, gjatё njё interviste tё fundit. Ylli i filmit “Tomb Raider” ёshtё e shqetësuar se Pit nuk e sheh lidhjen e tyre si tё përhershme. “Ata janë pёrfshirё nё njё zёnkё rreth festave, pasi Anzhelina nuk mendon se Bred ёshtё i përkushtuar. Ajo ёshtё e tërbuar nga deklaratat e fundit tё Bred rreth lidhjes sё tyre dhe veçanërisht rreth zakonit tё tij tё flasë publikisht pёr frikën e zotimit”, - është shprehur një burim. “Anzhelina ka filluar tё mendojë pёr fjalën e ish-bashkëshortes së Pit, Xhenifer Aniston, e cila më herët është shprehur se Bred nuk ishte “i ndjeshëm”. Nuk ka dyshime se Bred e do atё dhe fёmijёt, por Anzhelina dëshiron tё jetë e sigurt se kjo dashuri do të jetë e përhershme”, - ka shtuar burimi.

13 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›