Dejvis i paraqet porositë krerëve shqiptarë për zgjedhjet

08/06/2005 Sekretari i Përgjithshëm i KE-së kërkon ruajtjen e stabilitetit politik
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Dejvis, deklaroi dje se institucioni që ai përfaqëson nuk pret që zgjedhjet e 3 korrikut të jenë perfekte, por të jenë brenda standardeve të kërkuara. Sipas tij, situata zgjedhore e deritanishme shfaqet e mirë, por garanci se zgjedhjet mund të zhvillohen të lira dhe të ndershme nuk mund të jepen. “Unë nuk mund të them se zgjedhjet e 3 korrikut do të jenë perfekte, por, sidoqoftë, qëllimi ynë është që zgjedhjet të zhvillohen sipas standardeve të kërkuara. Gjatë takimeve në Tiranë kam marrë mirëkuptimin e krerëve të institucioneve dhe shefit të partisë më të madhe opozitare për të zhvilluar një proces të lirë dhe të ndershëm. Situata parazgjedhore shfaqet e mirë në përgjithësi, por, gjithsesi, garanci nuk mund të jepen”, tha Dejvis.
Grupet
Për sekretarin e Përgjithshëm të KE-së, qeveria dhe opozita, roli i policisë në zgjedhje, media dhe votuesit janë grupet, të cilat mund të garantojnë që procesi i ardhshëm zgjedhor nuk do të ketë probleme. “Unë mendoj se katër janë grupet, roli i të cilave garanton një proces të lirë dhe të ndershëm. Grupi i parë është qeveria dhe opozita, të cilat duhet të kenë kujdes në mënyrën e paraqitjes dhe të mundohen të ulin tensionet përpara fushatës. Kundërshtari politik nuk duhet parë si armiku, dhe kandidatët duhet të kenë kujdes në sulmet e tyre. Grupi i dytë është policia, e cila në zgjedhje ka për detyrë të garantojë ruajtjen e demokracisë dhe jo të pozicionohet në favor të njërit apo tjetrit kandidat. Grupi i tretë janë mediat, detyra e të cilave është të pasqyrojnë në mënyrë sa më të pavarur fushatën zgjedhore, aktivitetet e partive dhe se çfarë po ndodh. Ndërsa grupi i katërt dhe më i rëndësishmi janë votuesit. Ata janë zgjedhësit jo vetëm të qeverisë, por dhe të atyre që do flasin në emër të tyre në parlament. Çdo votues ka për detyrë jo vetëm të votojë, por edhe të vëzhgojë atë çka ndodh në qendrën e votimit. Në rast se vihen re parregullsi, atëherë ato duhen raportuar në KZZ-në më të afërt, por edhe në media”, tha Dejvis. Dejvis u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme parlamentar nuk duhet të përsërisin më gabimet e mëparshme, duke deklaruar se 40 vëzhguesit e KE-së do të hartojnë një raport të tyre paralel me raportin e OSBE/ODHIR, në të cilin do të shprehen edhe opsionet në përfundim të zgjedhjeve.
Presidenti
Gjatë fjalës së tij, sekretari i KE-së vlerësoi së tepërmi rolin e Presidentit Moisiu në përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. “Roli i Presidentit Moisiu në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë mjaft pozitiv. Ai ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë një President në garantimin e Kushtetutës”, tha Dejvis. Dje sekretari i KE-së ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, Kryeministrin Fatos Nano, kryetarin e PD, Sali Berisha, kreun e Kuvendit Pëllumbi si dhe me një numër kryetarësh të partive parlamentare.