E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqetësimi kryesor, rritja e prodhimit të naftës

08/06/2005  Ilia Fili, kandidat i Partisë Demokratike Patos

Lindur në 14.7.1947 në Kuçovë

Ka mbaruar në 1961 shkollën teknike të naftës në Kuçovë

1972 është diplomuar në UT, dega gjeologji–miniera

1973 punon si ing në Institutin e naftës Fier

1990 ka mbrojtur doktoraturën dhe ka fituar titullin prof i asociuar

2001 fiton titullin prof.

nga vitit 2002 është pedagog në UT, pa u shkëputur në Institutin e naftës

gjendja civile: I martuar, me 2 fëmijë.

Cilët janë zgjedhësit që do të votojnë për ju?

Zgjedhësit që do të votojnë për kandidatët e ZE të Patosit janë banorë të Patosit dhe Zharrëzës. Do të jenë ata shtetas, që janë të interesuar dhe presin ndryshimin e madh mbështetur në programin e PD. Janë zgjedhësit që kërkojnë punësim në naftë, rritje e prodhimit të naftës, është ajo pjesë e qytetërisë që kërkojnë t'i japin fund korrupsionit. Janë fermerët e komunës së Zharrëzës, që kërkojnë rritjen e prodhimit bujqësor të tyre dhe mosndotjen e prodhimit dhe gjetjen e tregut për shitjen e prodhimeve të tyre.

Ku bazohet platforma juaja elektorale?

Platforma ime elektorale mbështetet në programin themelor të PD, natyrisht me specifikat e saj. Platforma jonë bazohet në mundësitë reale që ekzistojnë në këtë zonë. Fillimisht me atë që është e bllookuar nga drejtues të shtetit, që kanë monopolet e tregtisë së karburanteve, me rritjen e prodhimit naftës. Së dyti, mbështes në programin e punësimit sidomos të të rinjve. Së treti, janë fermerët e Marinzës, që janë në një zonë krejtësisht të ndotur dhe kërkojnë rritjen e prodhimit të tyre bujqësor dhe gjetjen e një tregu për ta.

Cilat janë premtimet tuaja për këtë zonë zgjedhore?

Natyrisht, problemet i njoh shumë mirë. Si ing., nafte, di se problemi kryesor në një qytet naftëtarësh është rritja e prodhimit të naftës që tashmë është totalisht i mundshëm. Prodhimit i sotëm nuk është efekt i rënies natyrore të vendburimeve, por i një pune josistematike dhe jo të plotë në fushën naftëmbajtëse. Unë iu garantoj zgjedhësve se do t'i vë fre abuzimeve, sepse do të kontrolloj gjithë investimet në industrinë e naftës dhe Bashkinë e Patosit. Administrata e naftës do të jetë e plotë, por e thjeshtuar dhe pa ngjyrime politike.

Cili është mendimi juaj për rivalë?

Kam 2 rivalë, i pari është ai i Bardhi Melit, që është kandidatë i LSI. Është në profesionin tim dhe e kam mik. Është rival në politikë, por jo në shoqëri, i cili punon intensivisht dhe do t'i uroja suksese. Sa për rivalin tjetër të mundshëm, atë të PS, Ylli Bufit, unë do të thoja se në opinionin publik në Patos është i konsumuar, pikërisht nga ai opinion i krijuar nga abuzimet që janë bërë në këtë rajon. Unë do t'i uroja që të fitoj më shumë pikë nga zgjedhësit.

Ke besim te fitorja dhe ku e mbështesni?

E mbështes në epërsitë e mia dhe njohuritë e mia në fushën e naftës. Unë jam ing., nafte dhe si i tillë i njoh me imtësi problemet që ka industria e naftës dhe zona ku unë kandidoj është zona më e madhe naftënxjerrëse e vendit. Rivalët e mi nuk i kanë këto avantazhe, pasi njëri është biznesmen dhe tjetri politikan, rastësisht ka hyrë në problemet e naftës. Kam një shkallë të gjerë njohjeje me naftëtarët e Patosit, punëtorë, teknikë dhe ing., sepse kam punuar 20 vjet në Patos. Kam një disavantazh, sepse kam financime shumë herë më të vogla se kolegët e mi.

Ke besim te fitorja?

Natyrisht që kam. Patosi është cilësuar nga socialistët bastion të tyre, por unë do të thoja se nuk ka fyerje më të madhe se kjo që u bëhet elektoratit, ta quash thjesht furnizuese të votave. Patosi lëngon nga shumë probleme. Qeverisja socialiste e katandisi në varfëri dhe papunësi. Kam epërsinë e alternativës së djathtë. që është ajo e fitores. Gjithashtu e mbështes në moralin tim, pastërtinë e figurës sime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›