Oazet e Vlorës në pritje për pushues vendas e të huaj

08/06/2005 Bashkia dhe Dhoma e Tregtisë, bëjnë të ditur masat dhe pretendimet
VLORE – Vera duket se ka ardhur e vonuar sivjet për sipërmarrësit privat vlonjatë, të cilëve po iu mungojnë pushuesit e zakonshëm. Rreth 17 kilometra vijë bregdetare akoma nuk janë zhurmuar si vitet e tjera nga pushuesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj. Oazet e vërteta të Vlorës janë në një heshtje të rëndë, që shuhet paksa në fundjavë.
Të këtij mendimi janë edhe specialistët e turizmit, të cilët këmbëngulin se ky sezon duket të jetë mjaft i vonuar.
Edhe pse jemi në 10-ditëshin e parë të muajit qershor, ende deti nuk frekuentohet mirë nga klientët e tij të përvitshëm, të cilët “pushtonin” plazhin që në ditët e para të majit, apo dhe më të guximshmit që në prill.
Gjithsesi, pronarët e hoteleve, bareve dhe diskove kanë marrë masat që më parë për të përballuar fluksin e turistëve që priten të kalojnë pushimet në këtë qytet. Prej ditësh ata tashmë, kanë ngritur tendat e tyre e shezlonget buzë detit në pritje të klientve të plazhit ose të detit.
Bashkia
Padyshim dhe pushteti vendor, megjithë ngërçet e burokracitë ka filluar t’i përvishet punës. Bregu i detit është tashmë drejt pastrimit nga ana e subjekteve që merren me pastrimet e tyre hedhja e rërës në plazhet ku deti ka marrë mjaft rërë gjatë daljeve të tij dimërore pothujase ka mbaruar, si dhe është tashmë e ndriçuar e gjithë rruga e trotuarit kryesor që lidh Vlorën me Ujin e Ftohtë. Krijimi i disa lulishteve buzë detit, që dikur ishin vende lavazhi makinash i ka dhënë një pamje mrekulluese qytetit.
Për herë të parë në bashki është çelur edhe një strukturë enkas për turizmin, që quhet zyra turistike, e cila ka tashmë të përpunuar edhe një udhëzues turistik për qytetin e Vlorës, krahas mjaft botimeve të institucioneve të pavarura në këto fusha si italiane e vendase.
Drejtori i saj, Ilir Shehaj, pohon se, “megjithëse është një zyrë e re dhe të themi të drejtë ndihemi mirë, pasi jemi duke ndihmuar mjaft subjekte private për thithjen e turistëve kosovarë drejt Vlorës. Muajin e kaluar kemi marrë pjesë në një panair turizmi në Prishtinë, ku ne si bashki kemi ofruar guidën e Vlorës, numrin e hoteleve, çmimet, infrastrukturën si dhe vlerat kulturore të Vlorës. Në takime me mjaft agjenci kosovare kemi lidhur marrëveshje dhe mund t’ju them me bindje se numri i kosovarëve këtë vit drejt Vlorës do të jetë mjaft i madh. Ata nuk do të jenë më turistë disa orësh, por disa ditësh. Jemi mjaft të kënaqur që kemi konkurruar Durrësin me çmimet tona e kushtet specifike që vetëm treva turistike e Vlorës i përmban”, shprehet Shehaj.
Jo vetëm kaq, por posterat që në hyrje të qytetit, ku turistëve iu thuhet “Mirë se vini në Vlorën turistike”, i kanë dhënë Vlorës vërtet një pamje joshëse për pushuesit.
Dhoma e Tregtisë
Paralelisht më bashkinë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, ka ofruar një bashkëpunim të mirë me simotrat e saj në Evropë e Ballkan.
Kryetari i saj, Patriot Islami, ka pohuar për gazetën “Metropol” se, “Dhoma e Tregtsisë nuk është vetëm e biznesit në kuptim të mallrave, por edhe një urë e fuqishme lidhëse drejt turizimit, pasi në të githa takimet në simotrat tona ka mjaft interesim për agjencitë turistike. Kemi realizuar një marrëveshje me Dhomën e Tregtisë të Puljas, e cila na ka pemtuar turistë sezonal ose disa ditor, me qëllim vizitat e tyre në jug të vendit nga Vlora drejt Sarandës. Nuk mund të them saktësisht për numrin, por bëhet fjalë për disa mijëra turistë, që pritet të vijnë me traget e madje dhe me autobusë drejt bregdetit tonë”, ka përfunduar Islami.
Harta e plotë e të gjithë bregdetit vlonjat me gjithë infrastrukturën që ofron
Mrekullitë që ofron deti, gërshetohen me mal e pyll
VLORA - Vlora ka gjithsej 17 km plazh shkëmbor e me rërë, e cila pothuajse frenkuentohet e gjitha. Ka një alternim midis turizmit malor, shkëmbor e atij fushor.
Në harkun kohor të mëse një ore, me makinë turisti mund të frekuentojë brenda ditës të tre llojet e plazhit që atij mund t’i pëlqejë.
Plazhi fushor
Plazhi fushor, ose me rërë, fillon nga plazhi i Akërnisë, dhe vazhdon deri në Nartë e Tri Port, ku dallohet një plazh i gjatë, me breg rënor, që i kalon të 10 metrat dhe thellësia e detit fillon pas dhjetëra metrave ecje me këmbë. Ky plazh vazhdon përgjatë vijës detare në ish-parkun industrial të Vlorës, ish-fabrika e llambave e sodës kaustike, vend prej disa kilometrash plazh, por që është jashtë mundësisë për turistët si pasojë e ndotjeve.
Në këto plazhe jepen me qira shtëpitë e vjetra të vetë banorëve të zonës, të cilët shpërngulen gjatë sezonit të plazhit.
Një banesë me 2 dhoma e bahçe jepet në 15 ditë 20 mijë lekë (të reja). Kurse banesat që janë larg detit variojnë nga 15-17 mijë lekë (të reja).
Në këtë zonë që është rreth 8-9 km plazh, ka rreth 60-80 shtëpi që jepen me qira.
Disa restorante, që janë kryesisht vetëm me tendë kashte ose ndërtime mjaft të lehta, gjenden në këtë zonë.
Për një drekë me gatim peshku, një personi i kushton rreth 1500-2000 lekë (të reja), ndërsa këtu konsumohet peshk e ngjalë mjaft e freskët, e cila gjendet lehtë në lagunën e Nartës, por edhe në gjirin e detit.
Prej kohësh, banorët e kësaj zonë kanë protestuar fuqishëm për mosngritjen e TEC-eve aty si dhe për mosngritjen e një fonderie në fshatin e Nartës, që, sipas tyre, do të rrezikonte ndjeshëm ambientin e lagunën e Nartës. Laguna e Nartës dallohet për llojshmërinë e peshqve e shpendëve që rriten aty dhe është nën mbrojtjen e shoqatave ndërkombëtare të mjedist.
Një nga vlerat më të mira kultuore është padyshim Laguna e Nartës, e cila ka një ishull të vogël, ku ndodhet edhe një manastrit që daton i ndërtuar 12 shekuj më parë dhe që është vend peligrinazhi për 14 gushtin, festën e Shën Mërisë së kishës ortodokse.
E gjithë zona rrethohet më një pyll mjaft i dëndur pishash, që i japin një pamje mjaft tërheqëse, por që ndikon edhe në një ambient mjaft të pastër e tërheqës për tursitët.
Pjesë e këtij plazhi është edhe i ashtuquajturi Plazhi i Vjetër, i cili shtrihet nga ish-kampi i pionierëve deri në portin e trageteve. Kjo zonë, që njihet edhe si ish-kabinat, është lënë jashtë dorës së pushteti lokal, saqë është pa rrugë makinash dhe mjetet motorike preferojnë buzën e detit për t’u lidhur me Vlorën. Ish-kabinat e vjetra të shtetit jepen me qira ku çdo dhomë kushton 1000-1200 lekë (të reja) në natë. Këtu nuk funksionon asnjë restorant, por vetëm bare të vogla.
Plazhi shkëmbor
Plazhi shkëmbor shtrihet nga porti i Vlorës drejt Ujit të Ftohtë, duke vazhduar më tej edhe në Radhimë e Orikum, një distancë prej 8 kilometrash plazh, që është tashmë e vetmja pjesë e investuar e qytetit.
Në këtë hapësirë padyshim që janë investuar me miliona euro dhe është një nga lagjet më të pasura të Vlorës, ku vilat disakatëshe harmonizohen me vilat e të huajve dhe ku dallohet lehtë dora e kujdesshme e arkitektëve. Këtu ka edhe plazhe private, që japin me qira çadrat me shezllone me çmim 500 lekë (të reja) në ditë.
Këto plazhe janë mjaft të frekuentuar edhe sepse janë të pastër dhe kanë një rregullsi për plazhistët.
Në këtë zonë turistike ka rreth 22 hotele dhe dhjetëra shtëpiza që jepen me qira për pushuesit.
Çmimet e hoteleve variojnë nga 3-4 mijë lekë (të reja) për natë, në kulmin e sezonit. Çmimet e shtëpizave janë me rreth 25-40 mijë lekë (të reja) në 15 ditë, por pushuesit që preferojën këto banesa kanë plus bahçet, si dhe sipërfaqe me portokalle e me blerim.
Restorantet kanë çmime që variojnë për person nga 2500-3000 lekë (të reja), dreka me menu me prodhime deti, kurse mëngjesi është i përfshirë në hotelet falas. Një drekë me mish labërie i famshëm në të gjithë vendin kushton rreth 1500–2000 lekë (të reja) për person.
Zona e Orikumit ofron rreth 15 hotele si dhe me dhjetëra shtëpiza të tilla me çmime 10–15 për qind më shtrenjtë sesa në Vlorë. Në këtë zonë turistike hotelet fillojnë nga 3500-4500 lekë (të reja) për natë, kurse shtëpizat jepen me 5 mijë lekë (të reja) për natë.
Një drekë peshku kushton 3000-3800 lekë (të reja) për person. Në këtë zonë turistike operojnë rreth 15 disko, që hapen me fillimit e sezonit e mbyllen në fund të tij.
Turizmi malor
Turizmi malor përfshin zonën që fillon në qafën e Llogarasë, ku edhe është i vetmi vend që ka edhe turizëm alpin. Aty bëhet alpinizëm, hedhje me parashutë e gjueti të kafshëve. Kjo zonë me një pyll shekullor ka mjaft hotele e deri kampe pivate, që e kanë kthyer këtë park kombëtar në një vënd që lulëzon turizmi. Aty është i vetmi vënd që pothusje frenkuentohet e prenotohet nga turistë të huaj gjermanë, holandezë, të cilët janë apasionuar pas turizmit malor.
Në qafën e Llogarasë ka 8 hotele të vegjël me dërrasa, dhe një kamping i madh me 30 shtretër.
Por kjo zonë dallohet për mishin e qengjit e të deles, çka ka bërë që çdo 10 metra të ketë një restorant që ofron mishin e pjekur sipas stilit të vjetër të labit me pak gjak e mjaft të pjekur.
Në gjirin e Karaburunit operojnë mjaft varka që jepen me qira për turistët, të cilët janë të apasionuar pas shëtitjeve në det për të eksploruar shpellat e “Haxhi Alisë”, piratit të detit si dhe shkrimet e vjetra antike që marinarët e vjetër i kanë lënë përjetë në shpellat e detit Jon.
Një shtëtije për person kushton rreth 100 mijë lekë të vjetra personi nga gjiri i Vlorës në Sarandë e kthim përsëri me ndalesa në vendet e veçanta.
Padyshim zona elitare e turizmit shqiptar është ajo e Himarës ose Bregut, siç i thonë vendasit. Këtu ka një peizazh fantastik e një klim për të admiruar. Një pushuesi të zakonshëm i duhet vetëm 40 minuta për të zbritur nga maja e Llogarasë drejt e në det, çka duke ofruar mundësinë e dy lloje turizmi në një orë të vetme.
Këtu edhe çmimet e hoteleve e restoranteve janë mjaft të shtrenjta.
Një natë hoteli kushton nga 5–10 mijë lekë (të reja).
Shtëpizat janë nga 60-70 mijë lekë (të reja) në 15 ditësh, ndërsa aty ofrojnë edhe çadrat verore, të cilat kanë një çmim me rreth 3 mijë lekë (të reja) në natë.
Këtu ofrojnë shërbim rreth 30 hotele e pothuajse të gjithë shtëpitë e fshatrave si Dhërmiu, Palasa, Vunoi, Himara e Qeparoi jepen me qira.
Plazhi Vjetër
60 - 80 shtëpi jepen me qira
20 mijë lekë banesa për 15 ditë
1500 - 2000 lekë për person një drekë me prodhime deti
1000 - 1200 lekë në natë ish-kabinat e vjetra
Uji Ftohtë
22 hotele private
3 - 4 mijë lekë një natë në hotel
500 lekë në ditë çadra me shezllonë
25 - 40 mijë lekë banesa për 15 ditë
2500 - 3000 lekë për person një drekë me prodhime deti
1500 – 2000 lekë për person një drekë me mish labërie
Orikum
15 hotele private
3500 - 4500 lekë një natë në hotel
5 mijë lekë banesa për një natë
3000 - 3800 lekë për person një drekë me prodhime deti
Himara
30 hotele private
5 – 10 mijë lekë një natë hoteli
3 mijë lekë një natë çadra verore
60 - 70 mijë lekë banesa për 15 ditë
Vitin e kaluar mbi 100 mijë pushues në Vlorë
Ujërat e zeza kanë prishur plazhet
VLORE - Padyshim që derdhja në plazhet e Vlorës të ujërave të zeza të qytetit e lagjeve të ndryshme e ka ulur ndjeshëm aftësinë kuruese të rërës, si dhe ka larguar turistët drejt zonës së Radhimës e Himarë.
Kreu i bashkisë, Shpëtim Gjika, pohoi se “Vlora vitin e kaluar u kthye në mbretëreshën e turizmit shqiptar, dhe se ai shpreson se edhe këtë vit ajo do të jetë e tillë. Numri i turistëve gjatë vitit të kaluar i ka kaluar 100 mijë persona gjatë sezonit. Ka një interesim për investim në këtë fushë dhe unë si kryetar bashkie kam dhënë më shumë leje ndërtimi në ndërtimin e hoteleve si dhe liçensave në fushën turistike. Dua që Vlora të mos përflitet sidomos në këtë sezon turistik, pasi mjaft tregtarë e biznesmenë kanë investuar mjaft lekë në këtë fushë”, ka përfunduar Gjika.