E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hollanda mbështet sondazhin e "Mjaft"

08/06/2005  Ambasadori i Hollandës ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Lëvizjes Mjaft në lidhje me debatin që është hapur së fundi për sondazhin para votimeve në Shqipëri. Sipas ambasadorit të Hollandës, sondazhi është bërë nga organizata Gallop International në marrëveshje me Lëvizjen Mjaft. Në lidhje me Gallup International ambasadori shprehet se ajo është një organizatë legjitime që ka zhvilluar një sërë sondazhesh në Evropë. Në këtë mënyrë ambasada e Hollandës, që është dhe financuese e projektit të Mjaft, ka mbështetur këtë Lëvizje, e cila pas dy javësh do të publikojë sondazhin e dytë. Nga ana e tij Erion Veliaj ka përsëritur dhe një herë se sondazhi është realist dhe nuk është ndryshuar apo manipuluar asnjë intervistë. Deklaratat janë dhënë gjatë një takimi të zhvilluar me studentët e fakultetit të Ekonomisë ku është kërkuar pjesëmarrja e të rinjve në procesin e votimeve. Për këtë pikë Mjaft ka nisur një projekt ndërgjegjësimi të titulluar "Tunde Votën".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›