PS organizon mitingjet ku Nano do prezantojë kandidatët

08/06/2005 Fushata do të përqëndrohet në bastionet e PD-së
Partia Socialiste ka organizuar në të 12 qarqet e Shqipërisë mitingje madhështore, në të cilat kreu i kësaj partie, Fatos Nano, do të shpalosë alternativën socialiste. Mitingu hapës, që startoi nga kryeqyteti më datën 4 qershor, u pasua, nga ai i Qarkut të Shkodrës dhe dje në Qarkun e Elbasanit. Axhenda e mitingjeve të Partisë Socialiste është organizuar në bazë qarku, duke respektuar në këtë mënyrë dhe ndarjen elektorale të vendit. Pas përmbylljes së mintingjeve në 12 qarqet, PS-ja dhe kreu i kësaj partie do të impenjohen më në detaje me mbarëvajtjen e fushatës. Mësohet se prioritet në takimet me lektoratin do të kenë ato zona, të cilat janë cilësuar bastione të së djathtës. Në këtë kuadër, PS-ja në bashkëpunim dhe me aleatët e saj, synon që të ketë në fokusin e saj çdo njësi, komunë, bashki apo zonë elektorale. Sipas zëdhënësit për fushatën në Partinë Socialiste, Blendi Klosi, fushata elektorale do të finalizohet me një miting madhështor në kryeqytet. Ky miting do të shënojë dhe mbylljen e fushatës elektorale për t'u futur në heshtjen zgjedhore prej 48 orësh. Përveç mitingjeve, të cilat janë të organizuar nga strukturat e partisë në bazë qarku, fushata e PS-së do të jetë e fokusuar dhe në bazë të çdo kandidati për deputet. Kjo fushatë duket se prej më shumë se një javë ka marrë ngjyra personale, duke dalë nga axhenda e partisë në qendër. Turi i mitingjeve përreth 20 ditët në vazhdim për Partinë Socialiste do të ketë vetëm një kryefjalë, atë të fitores në zgjedhjet e 3 korrikut.