Zbardhen platformat e debatit Nano-Berisha

08/06/2005 PS: Krerët e partive do të takohen në dy përballje, nga data 22 deri më 29 qershor
PD: Diskutimi të mbështetet nga dy monitorë për të pasqyruar shifrat konkrete
Zhvillimi i debatit mes dy liderave kryesorë të politikës shqiptare, Fatos Nano dhe Sali Berisha, do të zhvillohet brenda datave 22 deri më 29 qershor. Negociatorët Erion Braçe dhe Mero Baze, duket se kanë arritur në disa pika të përbashkëta, ndërsa nuk kanë rënë dakord për vendin ku do të zhvillohet përplasja e vitit mes Nanos dhe Berishës. Tashmë kundërshtarët kanë rënë dakord që diskutimi nuk mund të zhvillohet vetëm në një takim. Pas negociatave të ditëve të fundit mes përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe atij të Partisë Demokratike, Mero Baze, është pranuar që moderatori që do të drejtojë debatin mes Nanos dhe Berishës duhet të jetë ose nga shoqëria civile, ose të jetë gazetar që nuk është i pozicionuar në forca politike. Në një konferencë për shtypin Erion Braçe ka paraqitur disa prej kushteve, me të cilat PS-ja synon që të zhvillojë debatin mes dy liderëve. Dosja zyrtare e këtyre kërkesave ka shkuar dhe në PD për të marrë dhe pëlqimin e kësaj pale. Sipas Braçes, ky debat do të zhvillohet në një studio të hapur, e cila të mos jetë një televizion, ndryshe nga kërkesa që ka paraqitur PD-ja, sipas të cilëve debati duhet të zhvillohet në një televizon kombëtar me shikueshmëri të lartë të opinionit publik. Por e menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e stafit të Berishës. Në një deklaratë për mediat, Mero Baze shprehet se debati do të jetë shumë i gjatë dhe do të prekë diskutime konkrete për fusha të ndryshme. Madje, ai propozon që në sallën e debatit të vendosen monitorë, ku dy krerët e partive të kenë mundësi që të paraqesin shifrat dhe strategjitë e tyre. Për të ardhur në ndihmë të debatit, kërkohet dhe pjesëmarrja e stafeve përkatëse në sallë, ku për çdo rast kryetarët mund të konsultohen. Një veprim i tillë futet për herë të parë në Shqipëri. Ndërsa në përfundim të diskutimit, Nano dhe Berisha do të kenë mundësinë që t'i bëjnë thirrje elektoratit që të votojnë për partinë e tyre.
Refuzimi
Dje, kreu i Partisë Demokratike ka refuzuar kërkesën e Ilir Metës, për përfshirjen në debat. Ndryshe nga deklarata e kreut të LSI-së, i cili vlerëson se politika shqiptare është tripolare dhe jo dypolare, Berisha shprehet se, nëse do të përfshihet dhe Meta do të kërkohet prezenca e kryetarëve të tjerë. Ndaj, dhe Meta nuk mund të përfshihet në diskutim. Të njëjtën përgjigje ka dhënë dhe përfaqësuesi i PS-së në diskutime.
“Nuk kam asnjë koment për njerëz që nuk shikojnë në sy, pasi nuk janë të aftë të hyjnë në debat”, tha Braçe.
Erion Braçe
- Ne kërkojmë dy debate me patjetër ku do të dikutohen të gjitha temat pa asnjë lloj kufizimi, duke filluar që nga politika e brendshme deri te politika e jashtme. Të dyja debatet i kërkojmë midis datave 22 dhe 29 qershor, kur është dhe piku i fushatës elektorale dhe që natyrisht do t'i kontribuonin sqarimit të zgjedhësve dhe qetësimit të toneve të fushatës elektorale. Ne do të vazhdojmë të insistojmë për t'i patur këto dy debate.
- Ne kërkojmë që këto debate të zhvillohen në një studio të hapur. Pra, nuk preferojmë një studio televizive e kujtdo televizioni që ajo të jetë. Ne do të synojmë një studio të hapur, për shkak se debati është i hapur dhe kombëtar dhe që i kalon caqet apo kufijtë e një studio televizive apo e një emisioni çfarëdoqoftë.
- Ne synojmë gjithashtu që debati të transmetohet nga sa më shumë rrjete televizive. Pra nuk pranojmë një kanal të vetëm, por preferojmë më shumë kanale në rrjet transmetimi.
- Nuk duam të diskriminojmë asnjë nga mediat, por kërkojmë që ta transmetojmë për të gjithë shqiptarët. Nuk duam që ky debat të kthehet në biznes, apo në konflikt midis medias.
- Një element tjetër lidhet me faktin se ne synojmë që këtë debat ta moderoj një gazetar apo një personalitet tjetër i fushës civile, por me kushtin që nuk duhet përzier në asnjëlloj mënyre dhe natyrisht të ketë eksperiencën e duhur për të drejtuar një emision të këtij niveli. Ky person duhet të jetë i përzgjdhur me konsesusin e dy partive politike.
Platforma e debatit
1.Debati të zhvillohet në një studio televizive të përshtatur, ku mund të vendoset ose jo, sipas marrëveshjes, që të ketë publik.
2.Në sallë mund të vendosen edhe stafet e afërta të dy liderëve të partive.
3.Në sallë të jetë një projektor i madh, në të cilin gjatë debatit dhe në mbështetje të argumenteve të tyre, të dy liderët të demonstrojnë shifrat që kanë nevojë. Ballafaqimi i shifrave nuk mund të jetë më i gjatë sesa 2–3 minuta dhe vetëm për ato kryesore.
4.Debati të zhvillohet në një kohë televizive jo më të gjatë se 120 minuta.
5.Në debat mund të jenë, ose jo, pjesëmarrës edhe 2 ose 4 analistë të njohur, të cilët mund të propozohen nga televizioni, ose mund të sugjerohen nga dy forcat politike, sipas një përfaqësimi të barabartë.
6.Roli i analistëve duhet të jetë i përcaktuar qartë që më parë dhe me konsensusin e dy forcave politike.
7.Koha televizive e përgjigjeve, për secilën pyetje, duhet të jetë e barabartë, e monitoruar me kronometër, ose e lënë në dorë të drejtuesit, ose drejtueses së emisionit, nëse palët janë dakord për këtë.
8.Në sallë mund të marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha mediat e vendit, televizive apo të shtypit të shkruar.
9.Debati duhet të ketë një platformë ku të përfshihen të gjitha pikat e rëndësishme të programeve të dy partive kryesore politike:
10.Debati duhet të fillojë me deklarimin nga secili kandidat të prioriteteve qeverisëse të tyre, duke ja lënë atyre renditjen.
11.Duke gjetur pikat e përbashkëta, debati duhet të përqëndrohet në këto politika bazë: Politika fiskale dhe ajo ekonomike në përgjithësi, politika e sigurisë, paketa antikorrupsion, politikat sociale, politika e jashtme dhe integrimi, investimet e huaja dhe privatizimi.
12.Kandidatëve t’ju lihet kohë që të shpjegojnë edhe raportin e tyre personal me angazhimin që ju ka caktuar forca politike, në rast se do të fitojnë zgjedhjet.
13.Kandidatët mund të rendisin në mbyllje të programit edhe avantazhet personale që ata besojnë se kanë ndaj kandidatit rival, me të drejtë replike mes tyre.
Së fundi, dy kandidatët kanë të drejtë që në 1 minutë t’ju bëjnë thirrje votuesve të mbështesin forcën që ata përfaqësojnë.