Naftëtarët dhe arsimtarët janë pikat kryesore

08/06/2005 Bardhi Meli kandidat i LSI Patos, ZE 70
Lindur më 1.09.1965, Patos
Gjendja civile, i martuar, me 2 fëmijë
1980-1982 shkolla profesionale Patos
1982-1987 shkolla e mesme profesionale Patos
1987-1992 Fakulteti gjeologji-miniera UT
1998-1999 qendra e gjuhës angleze “ILI” Fier
2000 Kolegji George Braun, Toronto Kanada
Eksperienca e punës
1980-1987 Inxhinier në ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës dhe gazit
1992-1994 ing. në Filialin e nxjerrjes së naftës dhe gazit Ballsh
1995-2002 shoqëria import-eksport “Muho-Meli” sh.p.k Patos
2001-2002 inspektor në Klubin e futobollit “Albpetrol” Patos
2002 e në vazhdim administrator i shoqërisë import-eksport dhe ndërtimi “Kesi” Patos
Cilët janë zgjedhësit që do të votojnë për ju?
Unë jam lindur dhe banues i qytetit naftëtar të Patosit. dhe si i tillë zgjedhësit e mi do të jenë naftëtarët. Natyrisht. unë kam bindjen se do të votohem dhe nga njerëz të shtresave të tjera të komunitetit të zonës elektorale. siç janë të rinjtë, sepse unë jam
pjesë integrale. edhe për shkak të moshës sime, siç janë pensionistët, të cilët janë padyshim pjesa më e vuajtur e kësaj shoqërie. Kjo e fundit është më inatçore ndaj ritmeve të larmishme të zhvillimit ekonomik.
Ku mbështetet platforma juaj elektorale?
Platforma ime elektorale mbështetet në angazhimet që japim ne për probleme të ndryshme të Shqipërisë, angazhime dhe platforma që ndryshojnë nga forcat e
tjera politike, pasi LSI dhe në mënyrë të veçantë unë, kam në boshtin e platformës vëmendjen ndaj naftëtarëve të këtyre njerëzve, që kanë investuar jetën e tyre, për të zhvilluar industrinë më të vështirë dhe më produktive, që në të kundërt ata kanë qenë më të përbuzurit dhe më të diskriminuarit. Statusi i naftëtarit është detyra ime e parë. Privatizimi dhe aksionerë të objekteve të industrisë së naftës. Problem i dytë i vëmendshëm është shtresa e shoqërisë, që është në mbështetje të arsimit. Ne kemi premtuar që do të përmirësojmë infrastrukturën në shkolla. Të fuqizojmë
bazën kompjuterike. Të shtojmë numrin e të punësuarve, pasi Patosi është tashmë qytet i të papunëve dhe i njerëzve me asistencë, që nuk bën gjë tjetër veç shton
varfërinë. Ne do të hapim vende të reja të punës. Do të përmirësojmë teknologjinë e naftës.
Cili është mendimi juaj për kandidatët e tjerë të zonës suaj elektorale?
Janë rreth 9 kandidatë, por më i favorizuar tradicionalisht është kandidati i PS, z.Bufi,
kandidati i PD, Ilia Fili, dhe natyrisht këta janë pjesë e rivalitetit tim. LZHK nuk ka ndonjë ndjesi politike ndaj kësaj force. Lidhur me kandidatin e PS, unë dua të them se ai dhe vet PS është një dëshitm në momenitn e startimit të kandidatëve të LSI. Ai është provuar me vite të tëra se nuk ka bërë asgjë për Patosin. Për hir të së vërtetës, z.Bufi në mandatin e shkuar nuk ka fituar. Ai ka grisur një procesverbal, që e ka ribërë dhe ka mundur ta çojë në 51% rezultatin. Z.Bufi, çuditërisht, duke e ndjerë veten në pozita inferiore, e ka nisur fushatën në një pozicion të mbrapshtë, duke dhënë mesazhin se do të përjetojë një humbje të turpshme. Ka stimuluar dhe inkurajuar 2-3 persona destruktivë të njohur në komunitetin tonë për të shkuarën e tyre të keqe, problematikë që kanë marrë përsipër të krijojnë dhunë dhe presion te njerëzit. Lidhur me rivalin e PD, z.Fili është rivali im. Personalisht kam njohje dhe e di që ai është shprehur pozitivisht, jo për etikë, por për hir të së vërtetës e respektoj, por PD në qytetin tonë ka ardhur duke u degraduar dhe përfundimisht ka humbur mbështetjen dhe pretendimin për të qenë një forcë e madhe fituese.
Pse ndiheni superior ndaj kandidatëve të tjerë?
Në radhë të parë, integriteti im. Unë jam bir i shoqërisë së qytetit të Patosit. Kam jetën e gati 90% e banorëve të saj. Unë jam shkolluar në këtë qytet, kam punuar në industrinë e naftës, e kam të thjeshtë të komunikoj me ta dhe të njoh hallet e tyre. Si ing., unë orientoj qartë problemet e industrisë bashkëkohore të naftës. Së fundi, unë në gjithë historinë e jetës sime kam qenë njeri që nuk e kam parë jetën jashtë problemeve të këtij qyteti. Unë kam kontribuar në jetën sportive të këtij qyteti naftëtar, duke sponsorizuar me aq sa kam pasur mundësi. Në një farë mënyre në Kanada kam njohje të gjerë me shqiptarë që jetojnë aty. Avantazh është begraundi im, por jetën e këtij qyteti e njoh mirë që nga infrastruktura, hallet personale e shoqërore.