E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekanë e zv/ministra, për rektorë

Katër profesorë me poste
drejtuese pretendojnë të
bëhen rektor në Universitetin
Politeknik të Tiranës. Dje janë
mbyllur regjistrimet në Komisionin
Qendror të Zgjedhjeve dhe rezultojnë
të dorëzuara 4 dosje.
Kështu, zv/ministri i Transporteve,
Stavri Ristani, është një
kandidaturë, më tej Forcim Softa,
dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së
Ndërtimit, Jorgaq Kaçani, dekan i
Fakultetit të Mekanikes dhe Aleksandër
Xhuvani, drejtor i marrëdhënieve
me jashtë pranë rektoratit.
Njëri prej tyre, më datë 1
janar do të zgjidhet rektor i Universitetit
Politeknik.
Aktualisht, ky universitet drejtohet
nga Përparim Hoxha, i cili
tashmë është kandidaturë e
mundshme për dekan në Fakultetin
e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Hoxha, ashtu si edhe kolegët e tij,
dha dorëheqjen si rektor, pasi, sipas
ligjit, zgjedhjet universitare
duhet të menaxhohen nga zv/rektorët.
Ndaj, edhe kandidimi i tij
është i mundur, pasi tashmë është
"i zhveshur" nga kompetencat
e primarit të universitetit. Rasti
Hoxha është i ngjashëm me atë të
Rrokajt. Edhe rektori i Universitetit
të Tiranës, Shezai Rrokaj, do
të jetë pretendent për dekan i
Fakultetit të Histori-Filologjisë në
zgjedhjet universitare 2007, që
tashmë kanë nisur.
Por le të kthehemi te Politekniku,
ku gara paraqitet mjaft interesante.
Përballë janë emra të njohur
për opinionin publik, pasi secili
prej tyre ka pasur dhe vazhdon të
ketë poste drejtuese. Nis nga
Stavri Ristani, i cili është numri dy
i Ministrisë së Transporteve, e deri
te dekani i Fakultetit të Ndërtimit,
Forcim Softa, apo dekani i Mekanikes,
Jorgaq Kacani, i cili ka qenë
edhe kandidat për deputet në
zgjedhjet e fundit parlamentare.
Tashmë që emrat e tyre janë
regjistruar në komision si pretendentë
për rektor, fushata ka nisur.
Shtabet e tyre po përpiqen të
mbledhin sa më shumë vota ndër
studentë. Gjithsesi, këta të fundit
thonë se propagandat janë sporadike
dhe jo në masë. Fushata sapo
ka nisur dhe kandidatët mund të
lançojnë emrat e tyre deri më 9 janar,
kur nis heshtja zgjedhore. Më
datë 10 secili prej stafeve akademike,
stafeve administrative
dhe studentët e çdo fakulteti do të
hedhin votën në kuti për rektorin
e ri. Po në të njëjtën ditë votohet
edhe për dekan fakulteti. Burimet
konfirmojnë se kandidaturat për
dekan të fakulteteve ende nuk
janë regjistruar. Politekniku
numëron 5 fakultete, ku njëri syresh
sapo është formatuar me vendim
qeverie. Kështu kemi, Fakultetin
e Inxhinierisë së Ndërtimit,
Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike,
të Gjeologji-Minierave, të
teknologjisë së Informacionit dhe
Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Pretendentët për drejtues të
këtyre fakulteteve ende nuk janë
regjistruar në komisionin zgjedhor.
Mësohet vetëm se rektori Përparim
Hoxha do të kandidojë për postin
e dekanit të Ndërtimit. Gjithsesi,
kandidatët kanë ende kohë në
dispozicion. Deri në fund të javës
së ardhshme ata mund të dorëzojnë
dosjet në komisionin përkatës
të çdo fakulteti.
Zgjedhjet universitare zhvillohen
pas një kohe të gjatë debati për
ligjin. Brenda një dite votuesit që
janë pedagogë, studentë dhe
punonjës hedhin votën e tyre për
rektorin, dekanin, shefat e deparKëshillit të Fakultetit dhe të Këshillit
të Administrimit. Pra janë gjashtë
fletë votimi me emrat e kandidatëve
përkatës. Për herë të parë
drejtuesit e rinj zgjidhen me bazë
të gjerë, një anëtar, një votë. Pra,
çdo person që është pjesë e fakultetit
ka të drejtë të votojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›