Roshi: Jashtë gare profesorët e vjetër
Një detaj i veçantë i rregullores
ka vënë në siklet komisionet
zgjedhore. Ata janë të detyruar të
mos pranojnë kandidatura të vjetra.
"Në bazë të rregullores së
zgjedhjeve, të gjithë ata që i gjen
mosha e pensionit në post nuk lejohet
të kandidojnë", kështu u
shpreh për "Shqip" kreu i KQZIsë,
Enver Roshi. Sipas tij, Ministria
e Arsimit, në hartimin e rregullores
ka pasur parasysh edhe
moshën e kandidatëve. Ndaj ka
eliminuar të gjithë ata që janë
rreth të 60-ave, pasi dalin në pension
në momentin që mund të
jenë në postin e dekanit apo rektorit.
Pikërisht ky nen i rregullores
ka bërë që të kthehen mbrapsht
të gjithë kandidatët për dekanë
apo shefa katedrash në moshë të
vjetër. Ndërkohë, lidhur me
afatet, kreu i Komisionit për
Universitetin e Tiranës, Roshi,
tha se të gjitha fakultetet kanë
kohë deri më datë 20 janar të
kryejnë regjistrimin e kandidatëve.
Ata duhet të mbledhin
dosjet e profesorëve që kandidojnë
për dekan, shefa departamentesh
dhe anëtarë të këshillit
të fakultetit. Ndërsa pranë
Komisionit Qendror të
Zgjedhjeve afati i regjistrimeve
ka përfunduar dhe kandidatët
për rektor janë bërë publik. Për
UT-në janë në garë Valentina
Duka, Llukan Puka, Dhori Kule
dhe Bardhyl Çeku.