E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fustani i zi nuk "vdes" kurrë

Kur më 1926 stilistja transgresive,
Koko Shanel, e prezantoi,
nuk pritej që edhe pas më shumë
se 80 vjetësh do të ishte akoma një
simbol. Në të vërtetë kështu ndodhi:
fustani i shkurtër i zi, pa mëngë, i gjatë
vetëm 70 cm, i realizuar në ngjyrën, që
në atë kohë përdorej ekskluzivisht për
funeralet, mbijetoi mbi gjithçka. Edhe
pse Shanel e kishte krijuar për t‘i treguar
botës se ishte në zi për vdekjen e
të dashurit të saj, fustani zi i puthitur
pas trupit shfaqet sot në dhjetëra pasarela
nga Milano në Nju-Jork, nga Parisi
në Londër. Është më shumë në modë
se kurrë më parë. Aq sa edhe Katie Holmes,
bashkëshortja e yllit hollivudian,
Tom Cruise, nuk ka dyshime. Madje,
nga faqet e një reviste të famshme
mode amerikane pranon se fustani më
i bukur që ajo ka në gardërobë është
pikërisht fustani i zi i puthitur pas trupit.
Ai simbol historik i elegancës, për
të cilin dhjetëvjeçarë pas dhjetëvjeçari
janë matur dizajnuesit më të mëdhenj
të planetit nga Yves Saint Laurent te Balenciaga,
nga Jil Sander deri te Miuçia
Prada. Sepse pikërisht për thjeshtësinë
që e karakterizon, fustani më i
famshëm në botë është një nga veshjet
më të vështira për t‘u krijuar në mënyrë
të përshtatshme. Ndoshta është pikërisht
për këtë që pavarësisht modave dhe
tendencave, vazhdon të jetë në majë të
klasifikimit si në kohërat kur gratë filluan
ta vishnin edhe në mbrëmjet e
veçanta, përveçse në funerale dhe kur
shumë revista të specializuara mode i
kushtonin faqe të tëra. "Number one",
dhe i pavdekshëm ai është më i dashuri
i të gjitha kohërave . Kështu tregon një
sondazh anglez ku 75 për qind e grave
e zgjedhin "little black dress", apo LBD
si i thonë shkurt anglosaksonët, është
fustani më i rëndësishëm në historinë
e veshjeve, atë që duhet ta kesh patjetër
në gardërobën tënde shik. I hyrë në histori
si ikonë, fustani ishte krijuar nga
stilisti i famshëm Hubert de Givenchy.
Modeli i fustanit që doli në ankand
në Londër në dhjetor të vitit 2006 për
410 mijë sterlina në dyqanin ku u zhvilluan
edhe xhirimet e filmit pëlqehet
mjaft edhe nga meshkujt. Shumica
e burrave të pyetur preferojnë që në
mbrëmjet shik, gratë, të fejuarat, shoqet
dhe mikeshat të veshin një fustan të
tillë. Ndoshta i shoqëruar me një palë
perla, ndoshta edhe i pashoqëruar me
dorashka.
Por fustani i zi klasik i puthitur pas
trupit nuk është i vetmi që nuk vdes
kurrë. Në të vërtetë veshjet simbol,
duke nisur që nga pantallonat, fustanet,
këmishat dhe aksesorët që mund të
ruash në dollap pa pasur frikë se mund
të dukesh qesharake kur t‘i veshësh,
janë vërtet shumë. Klasifikimi i publikuar
nga "Daily Mail" klasifikon dhjetë
veshjet që nuk dalin kurrë nga moda
dhe janë më të preferuarat e të gjitha
kohërave. Në vend të dytë sipas klasifikimit
renditen xhinset, të konsideruara
si të domosdoshme dhe të pandashme
për të gjitha brezat pa dallim seksi apo
moshe. Më shumë se gjysma e femrave
të intervistuara tregon se nuk mund të
bëjnë dot pa to. Në vend të tretë pozicionohet
Wonderbra, reçipetat e "mrekullive"
të hedhura në treg 17 vjet më parë
për të nxjerrë më në pah dekoltetë në
një fushatë publicitare ku modelja Eva
Herzigova thoshte: "më shiko në sy... të
thashë në sy". Në vendin e katërt është
minifundi i krijuar nga Mary Quant në
vitet ‘60. Minifundi ndiqet nga
çizmet kauboj të gjata sipër
gjurit dhe takat e holla gozhdë
që nuk dalin kurrë nga
moda. Mes "veshjeve" kult
nuk mungojnë edhe syzet,
model aviatori si ato të përdoruara
nga Tom Kruizi në
skenat e filmit "Top Gun", që
duket se këtë dimër janë pjesë
e pandarë e koleksioneve për
meshkuj. Pasja me radhë bikini, i
konsideruar si kostumi i banjës i
kohës atomike, pasi e mori emrin
nga atoli i Paqësorit ku Shtetet e
Bashkuara të Amerikës eksperimentonin
forcën e
tyre nukleare. Bikini sapo
ka mbushur 60 vjeç. Me më
pak histori mbi shpinë, vijnë
këpucët "pashmin", shumë
elegante të prodhuara në Nepal
prej shekujsh dhe të ardhur në perëndim
vetëm prej pak dhjetëvjeçarësh.
Pastaj spikat xhuboksi si motoçiklist
në lëkurë të zezë, ai që amerikanët e
quajnë perfekt, i veshur nga Marlon
Brando që nga vitit 1954 në setin e filmit
"Il Selvaggio". Tashmë një copë e
historisë së kinemasë dhe i motorit.
Në fund, zhartjerët, të shfaqura që
nga 1986 për të ndezur dëshirat erotike
të meshkujve. Më pas lista vazhdon
edhe për veshjet me më pak histori,
por shumë të rëndësishme për t‘i pasur
në gardërobë. Lista vazhdon me të
famshmen këmishë e bardhë me prerje
mashkullore e prezantuar në fillimet
e saj nga Katherine Hepburn dhe e ripropozuar
nga dhjetëra stilistë mes të
cilëve edhe Gianfranco Ferré dhe Ralph
Lauren. Por të mos harrojmë setin
e bluzave, që pasi fisnikëruan shumë
femra të bukura nga vitet pesëdhjetë e
më pas, filluan sërish të shkëlqejnë të
veshura nga biondja Nicole Kidman. Po
ashtu edhe trikuartet, të ideuar në fillim
të shekullit të kaluar nga Thoms Burberry
e të cilësuara veshje ushtarake,
sot janë padyshim veshja më e pëlqyer
për shumë nga yjet e kinematografisë
dhe muzikës. Kështu, divat e kinemasë
amerikane, nga Uma Thurman te Charlize
Theron, e duan të gjitha, madje nuk
ngurrojnë ta veshin sipër fustaneve elegantë
në mbrëmjet gala. Pastaj, sërish
në modë edhe këpucët e sheshta, aq
të preferuara nga Brigide Bardou dhe
pantallonat në stilin "Capri", të dashurat
e Marlyn Monroe. Edhe vargu i perlave,
të vërteta apo false, siç predikonte
"Chanel", dhe gjithashtu "Kelly", çanta
e ideuar nga Hermes për t‘i bërë homazh
Grace Kelly-t, edhe sot e pamundur
për shkak të rekordit të shitjeve.
Veshje që pëlqehen, sepse nuk njohin
kufij mes brezash, sepse mund t‘i veshësh
edhe kur je 18 vjeç, por edhe kur
je 70. Sepse përgjatë viteve i kemi parë
të vishen nga femrat më të famshme në
botë, që nga mbrëmjet elegante e deri
në plazhin e St.Tropesë. "Janë dhe do të
jenë gjithë kohës në modë, sepse janë
veshje që nuk vdesin kurrë", tregon
stilisti i mirënjohur, Roberto Cavalli,
"Mund të vazhdojnë të përdoren, mjafton
që të dish t‘i përziesh me veshje më
bashkëkohore dhe t‘i bësh aktuale me
pjesë të reja", tregon. Ndonjë shembull?
"Që perlat mund t‘i vësh edhe me një
veshje sportive, këmishën e bardhë
po ashtu mund ta veshësh dhe nëpër
mbrëmje, mjafton që të jetë material
i mëndafshtë, ndërsa këpucët e larta
mund t‘i veshësh edhe me xhinse. Kjo
është pikërisht ajo që unë dua të bëj në
koleksionet e mia. Të përziej çdo gjë,
mjafton që të duken bukur".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›