E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dekanët takim për Kartën e Bolonjës

26/04/2005  Seminari kombëtar

SHKODER - Është zhvilluar dje, në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, një seminar në lidhje me zbatimin e Kartës së Bolonjës në universitetet shqiptare.

Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues në rang dekanatesh të universiteteve të vendit tonë, ku përveç atyre të Shkodrës ishin dhe përfaqësuesit e universiteteve të Elbasanit, Vlorës, Korçës dhe Gjirokastrës.

Universiteti i Shkodrës është i pari që ka përqafuar këtë kartë në 5 degë siç janë, ajo e ciklit të ulët, arsimi parashkollor, infermieria, turizmi dhe psikologjia.

Seminari kishte si qëllim arritjet që ishin bërë dhe shkëmbimet e eksperiencës në këtë drejtim, në mënyrë që të arrihet deri në ekuivalentimin e diplomës së universiteteve shqiptare me atë të vendeve përendimore, në mënyrë që të ketë një lëvizje të lirë të studentëve, në vendet përendimore.

Sipas Kartës së Bolonjës, 70 për qin e programeve mësimore duhet të jetë e njëllojtë me të gjitha këto universitete. Edhe stafi pedagogjik të këtë nivelin në përputhje me kolegët e tyre në perëndim.

Synim tjetër ishte edhe parapërgatitja e stafeve për të realizuar kërkesat e Kartës së Bolonjës, pasi vitin akademik të ardhshëm, këto universitete, do të punojnë në bazë të këtij projekti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›