Motoçikleta, aksidenton me vdekje 65-vjeçarin

26/04/2005 Marash Demaj ka humbur jetën sapo ka zbritur nga furgoni
SHKODËR – Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi 65-vjeçar është shënuar mbrëmjen e së dielës. Burimet nga policia lokale bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së dy ditëve më parë, rreth orës 19.30, në aksin nacional Shkodër-Koplik, ka ndodhur një aksident i rëndë, që solli më pas vdekjen e një të moshuari, 65-vjeçarit Marash Demaj.
Viktima ka qenë pasagjer në një furgon të linjës Koplik–Shkodër dhe ka ndaluar për të zbritur në një kthesë që të shpie në fshatin Shtoj i Ri.
Po sipas të njëjtave burime policore mësohet se Demaj, banues në ish-zonën Industriale, pranë ish-Fermentimit, pasi është ulur nga furgoni taksi, i ka dalë nga pas atij dhe ka prerë rrugën nacionale, për t’u nisur në drejtim të fshatit Shtoj. Por sapo ka dalë nga pjesa e prapme e furgonit, një motoçikletë e ka aksidentuar Marash Demaj, duke e përplasur përtokë pa ndjenja, duke i shkaktuar dhe plagë në trup.
Menjëherë i aksidentuari është dërguar në spitalin e Shkodrës, me një autoveturë të rastit, por çdo ndërhyrje nga ana e mjekëve ka qenë e kotë, pasi plagët kanë qenë të mëdha dhe mjekët nuk kanë mundur që ta shpëtojnë dot nga vdekja.
Viktima më e fundit e një aksidenti nuk ka patur dokumente identifikimi me vete. Duke qenë se asnjeri nuk ka mundur që të japë ndonjë informacion për identitetin e të vdekurit, policia ka dërgur një lajmërim në TV lokale. Lajmërimi ka qenë i bazuar vetëm në një recetë të gjetur në xhep dhe disa shenjave që kishte në trup.
Me marrjen e lajmërimit, në spital kanë vajtur familjarët e të moshuarit që e kanë marrë me vete trupin e pajetë të të aksidentuarit, për t’i bërë nderimet e fundit.