Prokuroria, 23 vite burg nipit të Malajt e bashkëpunëtorit
26/04/2005 Sajmir Muhameti akuzohet se në bashkëpunim me Vilson Jahajn kanë vjedhur me armë në 2001
TIRANË – Kërkohet nga Prokuroria dënimi i nipit të Arben Malajt dhe bashkëpunëtorit të tij në vjedhje. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje para gjykatës deklarimin fajtor të Sajmir Muhametit, nipit të ministrit Arben Malaj, për akuzën e vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe dënimin me 12 vite burg. Ndërkohë për bashkëpunëtorin e tij, Vilson Jahaj, prokurori Ardjan Nezha kërkoi dënimin me 11 vite burg. Hetimet për dy të pandehurit, pasi ishin pezulluar disa herë, kanë rifilluar në prill të vitit 2004. Prokurori deklaroi dje në konkluzionet përfundimtare se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri–tjetrin, në vitin 2001 në qytetin e Vlorës, afër një pike karburanti në rrugën që të çon në Sarandë, kanë grabitur shtetasin Andrea Rondo. Grabitja është kryer me armë. Sipas akuzës, të pandehurit për të bërë këtë krim kanë përdorur edhe disa maska, si kapuç e pantallona me lara. Pasi kanë kryer vjedhjen, të pandehurit i kanë hedhur veshjet për maskim në një arë jo shumë larg vendit të ngjarjes. Nga hetimet ka dalë e provuar se të pandehurit i kanë grabitur shtetasit Rondo një celular dhe një motor. Që nga viti 2001 deri në prill të 2004-ës, hetimet nga ana e prokurorisë së rrethit Vlorë ishin pezulluar disa herë, me preteksin e mungesës së provave të mjaftueshme. Pikërisht në prill të këtij viti, hetimet janë hapur me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Këto hetime janë kryer nga Krimet e Rënda. Avokatët mbrojtës të të pandehurit disa herë kërkuan kthimin e çështjes për gjykim në shkallën e parë Vlorë, duke pretenduar se Krimet e Rënda nuk janë kompetente për shqyrtimin e saj. Kërkesa është rrëzuar nga Krimet e Rënda, edhe pse ka shkaktuar disa probleme. Disa herë nga ana e mbrojtjes është kërkuar kryerja e aktit të ekspertizës për të pandehurin Sajmir Muhameti. Sipas mbrojtjes, në momentin e kryerjes së veprës, të pandehurit kanë qenë nën ndikimin e pijeve alkoolike. Por ky akt, edhe pse është kryer, nuk është pranuar nga gjykata. Nga ana tjetër akuza është shprehur se në momentin e kryerjes së krimit, alkooli që kanë konsumuar të pandehurit nuk ka ndikuar, pasi ka qenë në sasi të pakta. Për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje, Prokurorisë i është dashur marrja e gjurmëve të gishtave. Nipi i Arben Malajt nuk ka qenë i pranishëm në seancë gjyqësore. Ndërsa janë mbrojtur nga avokati Vladimir Meçi. Për avokatin mbrojtës, akuza nuk është treguar objektive, duke e paragjykuar çështjen në disa momente. Meçi është i bindur se vepra për të cilën akuzohen të pandehurit është ndikuar nga pijet alkoolike. Pas konkluzioneve të akuzës, radhën për të dhënë versionin e tyre e ka mbrojtja.
Djali i vëllait të Mlajat në burg për grabitje
TIRANË – Një tjetër nip i Arben Malajt ndodhet në burg. Është djali i vëllait të Arben Malajt. Quhet Shkëlqim Malaj dhe akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër kanë grabitur një kosovar. Për të arritur deri këtu, të pandehurit përdorën aftësinë e një femre. Vajza ka tërhequr në hotel shtetasin nga Kosova, duke e joshur e më pas të pandehurit, veshur me maska, e detyruan të nxjerrë paratë. Shuma e vërtetë e parave nuk deklarohet, megjithëse para gjykatës është thënë se kosovarit i janë marrë 130 euro dhe 20 mijë lekë. Pas këtij veprimi, vajza largohet me dy djemtë, ndërsa Maliq Shala i drejtohet policisë. Në pranga vihen menjëherë Fiorentina Bombaj dhe Urim Çupi. Ndërsa, Shkëlqim Malaj shpallet në kërkim. Për dy të parët hetimi që nga korriku i vitit të kaluar u bë në gjendje arresti, ndërsa për Malajn në mungesë. Çështja arriti në gjykatë. Vetëm pasi u dhanë konkluzionet nga porkurori Dritan Nushi, para gjyqtarit Kreshnik Omari, nipi i Arben Malajt dorëzohet në Komisariatin numër 2 Tiranë. Për Shkëlqim Malajn, prokurori kërkoi dënimin me 7 vite burg për Fiorentina Bombajn dhe të dashurin e saj Urim Çupi nga 6 vite burg.