E Hënë, 2 Nëntor 2026

Interpoli ekstradon 30-vjeçarin, tentoi të vriste në ‘99-ën

26/04/2005  Ekstradohet nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, Arian Ndrevataj, 30 vjeç, nga Tropoja. Ky shtetas, sipas burimeve zyrtare të policisë, ka qenë i shpallur person në kërkim, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendim të datës 16 korrik të vitit 2001, e ka dënuar me 12 vjet burg për "vrasje në tentativë". Arian Ndrevataj, më datë 5 tetor të vitit 1999, në vendin e quajtur Nimnaj, në qytetin e Bajram Currit, ka tentuar të vrasë shtetasin Q.A., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin ai po udhëtonte. Arrestimi i këtij shtetasi në Greqi është kryer me qëllim ekstradimin e tij dhe vuajtjen e dënimit për krimin që ka kryer në vitin 1999 në vendin tonë. Pas arrestimit, ai do të dërgohet pranë autoriteteve të Tropojës, të cilët do të marrin masat përkatëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›