Wilson i bën thirrje për herë të fundit politikës për seriozitet në reforma

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar përfundon misionin në Tiranë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë Fraser Wilson punën e tij tre vjeçare në Shqipëri e ka cilësuar një eksperiencë të vyer, për faktin se e ka parë Shqipërinë të ecë përpara dhe mendon se është një vend që ka potenciale shumë të mëdha. Gjatë një interviste ai gjithashtu ka përsëritur mendimin e tij për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, sipas së cilit kjo varet shumë nga vetë Shqipëria, ku klasa politike duhet ti shoh reformat me shumë seriozitet. Shqipëria mund të jetë gati për aplikimin për kërkesë për të qenë anëtare e BE-së dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm. Por gjëja më e rëndësishme për Shqipërinë është që të shohë që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit hyri në fuqi më 1 prill dhe ky është një rast shumë i rëndësishëm. Por ka ende gjëra që duhen bërë për të përmbushur gjithë kriteret e MSA-së. Raportet e progresit të KE-së janë shumë të qarta në hapat e mëtejshëm që duhen bërë. Ka shumë për të bërë, shumë reforma si ajo juridike dhe e administratës publike, që janë më të rëndësishmet. Unë mendoj se është e rëndësishme që klasa politike shqiptare duhet t'i shikojë këto reforma shumë seriozisht dhe duhet të bëjë shumë përpjekje për të ecur përpara. Sepse këtu varet dhe vendimi për të hyrë apo jo në BE, ka theksuar ai. Duke u ndaluar në marrëdhëniet Shqipëri- Mbretëri e Bashkuar, ambasadori Wilson ka deklaruar se midis dy vendeve ka një marrëdhënie tepër të mirë, e cila ka ardhur duke u përmirësuar me kalimin e viteve. Sigurisht që ka qenë periudhë më e vështirë gjatë sundimit të diktatorit Enver Hoxha. Me ardhjen e demokracisë ne pamë që Shqipëria filloi të bashkëpunonte më shumë me Mbretërinë e Bashkuar dhe të kishin më shumë interesa të përbashkëta. Gjëja më e rëndësishme në këtë bashkëpunim është që ne kemi të njëjtën pikëpamje për të ardhmen e Shqipërisë, të dy e shohim Shqipërinë në Bashkimin Evropian në të ardhmen, ka vijuar ai, ku ndër të tjera ka vlerësuar shqiptarët për mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Sipas tij, kjo është për tu vlerësuar shumë, sepse nuk ndodh përditë në botën e sotme dhe veçon faktin se Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë të ardhmen e saj dhe nuk duhet ta humbë këtë element që është shumë human dhe i rëndësishëm. Pyetjes sesi është jeta e një ambasadori sot në Tiranë, krahasuar me atë të një vendi perëndimor, ai i është përgjigjur se jeta në Shqipëri nuk është aspak e vështirë për një ambasador, duke u nisur nga eksperienca e tij tre vjeçare në vendin tonë, gjatë së cilës ka deklaruar se ka udhëtuar në pjesën më të madhe të territorit të vendit, nga jugu në veri. Pjesa më e madhe e karrierës sime ka qenë në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ky është pozicioni im i parë në Europë dhe do të thosha që jeta e një diplomati në Shqipëri është shumë e thjeshtë. Për mua është akoma më e thjeshtë sepse jam vetëm 3 orë larg me avionin e linjës direkt dhe kjo e lehtëson shumë lëvizjen time midis Shqipërisë dhe Anglisë. Standardi i jetesës këtu është shumë i kënaqshëm dhe është një vend që, me gjithë kohën time të shkurtër këtu, kam parë ndryshime në ato që shiten në dyqane që do të thotë që në supermarket këtu ju mund të gjeni të njëjtat produkte që mund t'i gjeni dhe në një supermarket në Britani, është shprehur ambasadori, duke veçuar problematikën e rrugëve, edhe pse sipas tij një pjesë e mirë e tyre janë rregulluar mjaft mirë. Pas largimit nga vendi ynë, ambasadori nuk do të merret me punë të tjera, por do të dal në pension. Do dal në pension. Kam shumë vite tashmë që shërbej në shumë vende të botës dhe tani mezi pres të bëj të gjitha ato gjëra që si kam bërë gjatë kohës që punoja si p.sh. të udhëtoj me gruan time dhe të bëj ato gjëra që nuk kam pasur kohë t'i bëja deri tani, është shprehur ai.
Last Updated on Thursday, 02 April 2009 11:15