Deklarata e ACR-së, minatorët: Do vazhdojmë grevën
Duket se thirrja e përfaqësueses së kompanisë ACR për të ndërprerë grevën e urisë nuk ka pasur rezultat pasi minatorët e Bulqizës shprehen të vendosur për ta vazhduar atë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kreu i konfederatës së sindikatës së minatorëve Kol Nikolla është shprehur se minatorët janë të bindur për ta vazhduar grevën e urisë ndërsa ka theksuar se kompania ACR nuk po ofron asnjë zgjidhje.
Ndërkohë më herët përfaqësuesja e kompanisë austriake ACR në një konferencë për shtyp i bëri thirrje minatorëve të ndërpresin grevën e urisë dhe të nisin punën pasi mosfunksionimi i minierës është një shkatërrim për Bulqizën.