Minatorët 8 dite grevë urie, pompat e ujit rrezikojnë minierën
TIRANË-Përvec kushteve ekstreme të grevës së urisë sic është ngujimi në 1 400 metra thellësi në brendësi të minierës, sot në ditën e 8 të grevës, 15 minatorëve të Bulqizës i është shtuar rreziku i përmbytjes nga pompat e ujit.
Pompat e ujit janë takuar e stakuar nga vetë minatorët, por tashmë kjo masë e ndërmarrë në kushtet e grevës së urisë është kthyer në pasiguri për vetë minatorët. Pompat mund të shpërthejnë ndërkohë që në minierë nuk mund të futet askush për shkak se minatorët kanë ndërprerë komunikimet me jashtë. Mësohet se shpërthmi i pompave mund të sjellë përmbytje të minierës dhe rrrezik për jetën e grevistëve.
Kushtet në të cilat po zhvillohet greva, sipas mjekëve mund të jenë të rënda dhe me pasoja për jetën e minatorëve. Mjekët pohojnë se pas kaq ditësh brenda në thellësi të minierës, minatorët do të kenë probleme me shikimin, ndërsa konfirmohet se janë rënduar problemet me frymëmarrjen. Dy psikologë kontrollojnë vazhdimisht gjendjen e tyre psikologjike.
Por, pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, 15 minatorët shprehen të vendosur të mos dorëhiqen pa plotësuar kërkesat e tyre.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Kolë Nikollaj theksoi se minatorët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe në rast se do t'u duhet të sakrifikojnë jetën. Sipas tij, ne Bulqize jane shperndare trakte pa firme ku akuzohet rende ACR, firma austriake. Nikollaj thekson se keto jane taktika te ACR per te percare minatoret qe protestojne jashte galerise me ata qe jane ngujuar ne greve urie brenda ne thellesi.
Dje këshilltari i presidentit të republikës, Bamir Topi, zoti Fatlum Nurja udhëtoi rreth mesditës drejt Bulqizës, për t’u interesuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të grevistëve minatorë.
Takimi mes minatorëve grevistë dhe këshilltarit të presidentit në galerinë 14 nën tokë, zgjati më shumë se një orë. Më pas Nurja nuk deklaroi asgjë për median, ndërsa do informojë presidentin për situatën dhe gjëndjen shëndetësore të minatorëve grevistë.
Në ditën e 6-të të grevës së urisë, minatorët vendosën të ndërpresin çdo lloj komunikimi me sipërfaqen. Në këtë mënyrë, është ndaluar prej tyre hyrja e çdokujt, qoftë ky mjek, gazetar dhe as kolegë të tjerë të tyre.
Dje ministria e Energjetikës duke reaguar nëpërmjet një deklarate shprehu keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve, duke shtuar se problemet duhen zgjidhur me dialog.
Në kërkesat e minatorëve grevistë përfshihet rritja e pagave në masën 40 për qind, largimi i drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë për minatorët.
Deri tani, kompania vazhdon të përgjigjet negativisht për kërkesat e grevistëve. Njera nga pronarët e kompanisë austriake, dr. Rohtraut Skatsche-Depisch, tha dje se "personave që kanë sulmuar fizikisht drejtuesin dhe administratorin tim, unë nuk do t'u jap kurrë mundësinë e negociatave. Të jeni të sigurt që kurrë nuk do të lejoj që përfaqësuesit e sindikatës të kërcënojnë me përmbytjen e minierës apo të kërcënojnë për të ndryshuar drejtuesin dhe administratorin tim të minierës. Ata kurrë nuk do të lejohen të ndërhyjnë në vendimet e mia". Kompania ka deklaruar se ka rënë dakord të rrisë pagat, por sindikata ka ndërhyrë për të kërkuar rritje më të lartë.
Nga ana e tij Kol Nikollaj, kreu i Konfederatës Sindikale Shqiptare, ka deklaruar se hedh poshtë thëniet lidhur me "politizimin" e grevës. "Ne u kërkojmë këtyre zotërinjve që, përpara se të përpiqen të dizinformojnë opinionin publik, të shpjegojnë se përse paga neto mujore e një minatori punimesh në nivele e sektorë është 32.418 lekë, e një minatori shembjeje 34.845 lekë, e një mekaniku dhe saldatori nëntokë 25.311 lekë, e një manovratori nëntokë 26.041 lekë, ndërkohë që ajo e punëtorëve të stoqeve është 14.089 dhe e punëtorëve seleksionues 18.650 lekë, shifra këto, nën pagën minimale të caktuar nga Këshilli i Ministrave".
(d.b/BalkanWeb)