E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesja e ACR-së: Minatorët të ndërpresin grevën

Kompania austriake ACR i ka bërë thirrje minatorëve të Bulqizës të ndërpresin grevën e urisë dhe të nisin punën. Në një konferencë për shtyp përfaqësuesja e firmës deklaroi se minatorët duhet të kthehen sa më parë në punë pasi lënia e minierës pa punë është shkatërrim.

Ajo gjithashtu theksoi se kompania ACR është gati të diskutojë me minatorët në lidhje me kërkesat e tyre ndërsa shtoi se kërkesa primare për rritjen e rrogës me 20 përqind është plotësuar.
 

“Ne jemi gati të diskutojmë me minatorët por kërkesa primare ku është kërkuar rritja e rrogës me 20 përqind dhe kjo nuk është pak. Ne i bëjmë thirrje minatorëve të nisin punën në minierë dhe pastaj të gjitha gjërat do të zgjidhen duke u ulur në tavolinë” theksoi përfaqësuesja e kompanisë ACR.
 

Ndërkohë 15 minatorë të minierës së Bulqizës prej 8 ditësh kanë hyrë në grevë urie duke kërkuar rritje rrogë me 40 përqind, largimin e drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës, si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë për minatorët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›