Shkodër, penguan zgjedhjet në Shalë, në pranga 5 persona
SHKODËR-Pesë persona janë arrestuar në Shkodër për pengim të zgjedhjeve në komunën Shale të Shkodrës.
Në një deklaratë për mediat, policia njofton të arrestuarit janë Petrit Coli, Pllumb Mollzati Prek Kodra Kol Gjergji Mirash Rrethatori. Arrestimi i tyre u bë ditën e djeshme në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash mes të cileve edhe të 5 të arrestuarit, janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër.
Ndërkaq ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore ne 9 komuna te vendit. Ndërsa sot ka përfunduar procesi i numërimit të votave.
(d.b/BalkanWeb)