Këtë javë votohet projektligji për talaseminë.
07/03/2005 Mjekët të informojnë çiftet për rrezikun para martesës
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë këtë javë, projektligjin mbi ndryshimet në Kodin e Familjes, ku parashikohet ndryshimi i procedurave në martesave. Inisiatorët e draftit, theksojnë se çiftet para martesave, duhet të bëjnë një vizitë mjekësore, ku duhet të marrin raportin para martesor. Mjekët sipas propozimit duhet të verifikojnë, nëse të interesuarit vuajnë nga sëmundje të trashëgueshme, si talasemia. Por, inisiatorët theksojnë se raporti nuk parashikon që të ndalojë martesën, por vetëm të ndërgjegjësoi çiftet që kërkojnë të martohen mbi rrezikun e kësaj sëmundjeje. Do t'i takojë atyre në rast se dëshirojnë të lidhin martesë. Nga ana e tyre, mjekët theksojnë se kur dy individë, burri dhe gruaja, vuajnë nga talasemia pasardhësi i tyre detyrimisht do të trashëgojë sëmundjen. Ndaj në bashkëpunim me shoqatën e talasemisë, deputetët kanë marrë inisiativën, për të frenuar rritjen e numrit të të sëmurëve. Kjo, duke u nisur dhe nga fakti se në spitalet shqiptare shpesh vihet re mungesa e gjakut, që është i nevojshëm për këta të sëmurë. Deputeti Ferit Hoti, thotë për "Metropol" se përgatitja e këtij drafti është bazuar dhe në eksperiencat e vendeve të tjera, që vuajnë nga kjo sëmundje. Sipas deklaratave të dhëna, në seancën e ditës së enjte drafti do të kalojë për miratim. Ndërsa, gjatë këtyre ditëve komisionet parlamentare do të vendosin për ndryshimet e mundshme në draft. Vetë inisiatorët theksojnë se ndryshimet janë të nevojshme.