E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata kërkon arrestimin e ministrit Buçkovski

Shkup - Gjykata e Shkallës së Parë në Shkup lëshon fletë arresti për burgosjen e ish- kryeministrit Vlado Buçkovski i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për shitjen e pjesëve rezervë për tanket e ushtrisë maqedonase. Seanca gjyqësore për Buçkovskin është caktuar të mbahet pas tri ditësh. Buçkovski, aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ministër i Mbrojtjes, i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e seancës gjyqësore, sepse ndodhet në udhëtim zyrtar në Jerusalem nga 3 deri më 8 shkurt. I cituar nga mediat maqedonase, Buçkovski ka thënë se është i gatshëm të paraqitet në gjykatë më 10 shkurt. Buçkovski akuzohet se ka abuzuar me fondet për blerjen e pjesëve rezervë të tankeve të ushtrisë. Për këtë vepër penale ai është dënuar një herë me 3 vjet burg, por Gjykata e Lartë në Maqedoni anuloi vendimin. Rikthimi i dosjes vjen sërish për ish-Kryeministrin pas paraqitjes së provave të reja nga ana e Prokurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›