Deklaratë e Kryeministrit të Shqipërisë
Shqipëria mbështet deklaratën e Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice dhe vendimin e datës 12 Janar 2006 nga Ministrat e Jashtëm të Treshes Evropiane dhe BE-së për të kërkuar mbledhje emergjente të Bordit të Komitetit të Energjisë Atomike Ndërkombëtare që do të raportonte mos-respektimin e masave të sigurisë nga Irani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Irani nuk duhet të tolerohet për të rifilluar programin e pasurimit të uranimumit, sepse rreziku i një Irani të armatosur me armë bërthamore do të shkaktonte destabilitet në rajon dhe në sigurinë kolektive globale.
Ne bashkohemi me Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar në dënimin e Qeverisë së Iranit për përkeqësimin e situatës lidhur me këtë çështje, dhe mbështesim plotësisht përpjekjet multilaterale që ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë komuniteti ndërkombëtar për të bindur Iranin që të ndryshojë kursin dhe respektojë plotësisht të gjitha resolutat e Bordit të Energjisë Atomike Ndërkombëtare.
Një Iran i integruar me komunitetin ndërkombëtar do ishte në të mirë të popullit Iranian, paqes dhe sigurisë së përbashkët globale.