E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të meshtarit të shquar, Imzot Mark Sopi

Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të meshtarit të shquar, personalitetit të madh të Kishës Katolike në Kosovë dhe mbarë kombit, Imzot Mark Sopi.

Në mesazhin e ngushëllimit Kryeministri Berisha shprehet se "Imzot Mark Sopi lë trashëgiminë e madhe të patriotit të flaktë, të besimtarit të madh, prelatit gojtar, edukuesit të palodhur e dashamirës, misionarit të zellshëm që për një periudhë 6-vjeçare u bë famulltari më i dashur i Kishës së Durrësit. Shembullit të përkryer të përkushtimit ndaj Zotit, vlerave hyjnore të njeriut të kombit, shembullit frymëzues për drejtësi dhe përparim.

Me ndërrimin e jetës të Imzot Mark Sopi, familja, miqtë dhe të afërmit humbën njeriun e tyre të shtrenjtë, Kisha katolike Ipeshkvin e saj të shquar, mbarë Kosova bariun e përkushtuar të Zotit", thekson në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›