E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligje të miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për transportin e mallrave me rrugë detare, (Rregullat e Hamburgut)"".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për transportin e mallrave me rrugë detare, (Rregullat e Hamburgut)"", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për transportin e mallrave me rrugë detare, (Rregullat e Hamburgut)"

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Kombeve të Bashkuara "Për transportin e mallrave me rrugë detare, (Rregullat e Hamburgut)", bërë në Hamburg, më 31 mars të vitit 1978.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar

Në mbështetje të neneve 78, pika 1, 83 pika 1, dhe 121, pika 1, shronja "b", të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për transferimin e personave të dënuar.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Shpëtimin, Londër, 28 Prill 1989".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Shpëtimin, Londër, 28 Prill 1989", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Shpëtimin, Londër, 28 Prill 1989

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, të Kushtetutës, me porpozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Shpëtimin, Londër, 28 Prill 1989.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për disa ndryshime në Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projektligjit "Për disa ndryshime në Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Disa ndryshime në Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me porpozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Në Ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar", të bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Shkronja "ç", e pikës 1, të nenit 74, ndryshohet si më poshtë vijon:

"ç) propozon te ministri i Financave ndryshimet në statusin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe në ligjin e sigurimeve shoqërore.".

Neni 2

Në nenin 77 të bëhen këto ndryshime:

a) Titulli bëhet "Marrëdhëniet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore me Ministrinë e Financave".
b) Në pikën 1, fjalët "... nëpërmjet Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale....", zëvendësohen me "... nëpërmjet Ministrisë së Financave...".
c) Në pikën 2, fjalët "... do t'i paraqesë ministrit të Punës dhe tëÇështjeve Sociale..." zëvendësohen me "... do t'i paraqesë ministrit të Financave...".
ç) Në pikën 3, emërtimi "Ministri i Punës dheÇështjeve Sociale", zëvendësohet me "Ministri i Financave".
d) Në pikën 4, emërtimi "Ministria e Punës dheÇështjeve Sociale", zëvendësohet me "Ministria e Financave".

Neni 3

Në nenin 78 fjalët "....ndërmjet Ministrisë së Punës dheÇështjeve Sociale....", zëvendësohen me "... ndërmjet Ministrisë së Financave...".

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane, për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane, për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane, për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ministror të Konfederatës Zvicerane, për bashkëpunimin policor në luftën kundër krimit.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projekligjit "Për një ndryshim në ligjin nr. 7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit", të ndryshuar".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e Projekligjit "Për një ndryshim në ligjin nr. 7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit", të ndryshuar", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Një ndryshim në ligjin nr. 7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit", të ndryshuar

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Neni 25, i ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarisë private të pavarur dhe privatizimit", të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:

"Neni 25

Ministria e Financave është i vetmi organ që kryen procedurat e shitjes së pronës shtetërore, që privatizohet, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj.".

Neni 2

Agjencia Kombëtare e Privatizimit shkrihet dhe pushon së funksionuari si institucion qendror, në varësi të ministrit të Financave.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e Projektligjit "Për aderimin Republikës së Shqipërisë në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e Nënshkrimit".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e projektligjit "Për aderimin Republikës së Shqipërisë në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e Nënshkrimit", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Aderimin Republikës së Shqipërisë në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e Nënshkrimit

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Aderimin Republikës së Shqipërisë në Konventën për Kontratën e Transportit Rrugor Ndërkombëtar të Mallrave (CMR) dhe Protokollin e Nënshkrimit, bërë në Gjenevë, më 19 maj 1956.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Vendim
Për
Propozimin e projektligjit "Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimieve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të ndërmarrjeve dhe shoqërive, me kapital tërësisht shtetëror, të Ujësjellës-Kanalizimeve".

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Propozimin e projektligjit "Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimieve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të ndërmarrjeve dhe shoqërive, me kapital tërësisht shtetëror, të Ujësjellës-Kanalizimeve", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri
Sali Berisha

Projektligj
Për
Faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimieve të detyrueshme shoqërore, të papaguara, të ndërmarrjeve dhe shoqërive, me kapital tërësisht shtetëror, të Ujësjellës-Kanalizimeve

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Vendosi:

Neni 1

Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, të ujësjellës-kanalizimeve, t'u falen kamatvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të papaguara deri më datë 31.8.2005, me kusht që detyrimet për kontributet të arkëtohen brenda datës 31.12.2006.

Kamatvonesat e papaguara falen edhe kur kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore janë paguar para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 2

Ekzekutimi i vendimeve të gjykatave, që kanë marrë formë të prerë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të pushohet për pjesën e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të papaguara, të cilat falen me këtë ligj.

Neni 3

Kamatëvonesat e kontributeve për sigurimet e detyrueshme shoqërore, të paguara, para hyrjes në fyqi të këtij ligji, nuk kthehen.

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

Kryetari
Jozefina Topalli

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›