Deklarimi; Aldo Bare ekzekutoi bashkëshortin tim, Demirin
Rindërtohet edhe një herë para togave të zeza skema e vrasjes së Xhevat Demirit. Sipas dëshmisë, viktima ishte parë disa herë me Artur Dajën, armikun e betuar të Alfred Shkurtit. Gruaja e viktimës dëshmoi se ekzekutori ishte i shoqëruar me tre persona të veshur me uniformë policie, pa kapele
Nën petkun e statusit të bashkëpuntores, e garantuar dhe e mbrojtur nga shteti, pas 11 vitesh është përballur sërish me disa nga ekzekutorët e bashkëshortit të saj. Kësaj radhe jo si në pozicionin e parë, por në atë të akuzatores dhe dëshmitares okulare, duke deklaruar emrin e ekzekutorit të bashkëshortit dhe mënyrës si ka ndodhur krimin: “Aldo Bare ma vrau burrin, ishte i shoqëruar me katër persona me uniformë policie”. Për gati tre orë me radhë ka ritreguar ngjarjen në të cilën katër persona të veshur me uniformë policie dhe pa kapele kanë shkrepur këmbzën e automatikut, duke i lënë të vrarë bashkëshortin e saj përpara duarve, pamje që, sipas saj, nuk ka për ta harruar kurrë. Ora shënonte 9:30, kur dy makina policie kanë shoqëruar Mimoza Demirin për në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e gushtit të vitit 1999, muaj në të cilin ka pësuar fatkeqësinë që e solli para kësaj gjykate, momentin kur anëtarët e “Bandës së Lushnjës” kanë vrarë bashkëshortin e saj, Xhevat Demiri. Dëshmitarja okulare e kësaj ngjarjeje është shoqëruar për në katin e tretë të gjykatës, nga e cila ka dhënë dëshminë e saj me videokonferencë, duke shmangur në këtë mënyrë përballjen me ata që i konsideron autorët e krimit të rëndë, të kryesuar nga kapoja i tyre, Aldo Bare. Prej sallës ku ka qenë e akomoduar, ndërkohë që seanca në katin e parë të gjykatës zhvillohej me dyer të mbyllura, gruaja ka dhënë shpjegime për trupin gjykues lidhur me ditën e ngjarjes. Sipas dëshmisë së saj, atë ditë ishte duke u kthyer me bashkëshortin e saj për në Lushnje, me furgonin e tyre të bardhë, ndërkohë që së bashku me ta në makinë ndodheshin edhe dy shokët e tij. Rrugës duke hyrë për në qytet ju ka dalë një makinë policie, e cila, pasi ka parë që kanë qenë familjarë është larguar. Por, vetëm pak minuta më vonë, sipas dëshmisë së Mimoza Demirit, furgonit i ka dalë përpara katër persona të cilët ishin të veshur me uniformë policie, por që ishin pa kapele. “Midis tyre i pranishëm ka qenë dhe Aldo Bare, i cili qëlloi mbi burrin tim së bashku me të tjerët” rrëfeu gruaja për trupin gjykues. Sipas dëshmitares, pasi i kanë kërkuar që ky i fundit të dilte nga makina, e kanë qëlluar me automatik disa herë. Gruaja ka bërë të ditur gjykatës se pasi i kanë qëlluar bashkëshortin, të katër personat janë larguar dhe ajo nuk ka parë nga kanë shkuar. Po sipas dëshmisë së gruas, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë persona të tjerë, të cilët e kanë dërguar bashkëshortin e saj për në spital, por ky i fundit ndërkohë kishte ndërruar jetë. Dy të pandehurit që ndodheshin në seancë, Rexhep Gina dhe Afrim Hoxha nuk kanë reaguar fare kundrejt kësaj dëshmie. Dëshmitarja e thirrur nga ana e akuzës më pas është larguar sërish nën shoqërinë e forcave policore. Një tjetër dëshmitar i thirrur nga akuza ka qenë edhe Lorenc Hajdari. Ky i fundit i ka bërë me dije gjykatës se ditën kur është vrarë Xhevat Demiri ka qenë në lokalin e shokut të tij, kur ka dëgjuar një zhurmë armësh. Pasi ka rendur drejt vendit ku dëgjoi krismat, ka parë se ishte shtrirë përtokë i mbuluar me gjak Xhevat Demiri, ndërsa bashkëshortja e tij ulëriste me të madhe, duke deklaruar se “shteti ma vrau burrin”. Dëshmitari ka bërë me dije se viktimën e kishte parë disa herë me Artur Dajën, ky i fundit armiku i betuar i Aldo Bares, i vrarë nga “Banda e Lushnjës” dhe më pas i është shëtitur koka e prerë nëpër qytet nga Enver Dondollaku. Të pandehurit e bandës së Lushnjës, të cilët po gjykohen nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda, janë Arben Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Aliço, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur mbi ta akuzat e “vrasjes me paramendim”, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” si dhe “organizatë kriminale”. Në seancën e radhës do të thirren për të dëshmuar dëshmitarë të tjerë. Ndërkohë që, të pandehurit një seancë më parë kanë kundërshtuar pyetjen e dëshmitarëve okularë të çështjes me videokonferencë.