E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi; Trafiku i femrave, 16 vjet burg për Damiano Toshin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor dhe dënoi me 16 vjet burg të pandehurin Damiano Toshi. I pandehuri, i ekstraduar një vit më parë, është i dënuar me “burgim të përjetshëm” për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë, Sokol Jahollari e Rafael Riza, ndërkohë që në këtë proces gjyqësor u gjykua për trafik femrash me qëllim prostitucionin. 23-vjeçari i dënuar dy herë me burgim të përjetshëm është ekstraduar nga Frankfurti duke çuar pas hekurave në këtë mënyrë personin e 3-të, që kërkohej për vrasjen e basketbollistëve, ngjarje e ndodhur në shtator të dy viteve më parë në Korçë ku mbeti i plagosur dhe Julian Becka. Me vendim të Gjykatës së Elbasanit që gjykoi vrasjen e basketbollistëve Jahollari dhe Riza, Damiano Toshi u dënua me “burgim të përjetshëm”, po me burgim të përjetshëm ishte dënimi dhe për Vasi Stratin, ndërsa Gjergji Bregu u dënua me 20 vjet burgim. Arrestimi i Damiano Toshit u bë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›