E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në një aksident prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi

Xhevahir Rexhepi, prefekt në Vlorë është përplasur në orët e vona ta mbrëmjes me një grumbull dheu pranë Doganës në Tiranë dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike. Rexhepi udhëtonte me një makinë tip Volksvagen e cila i ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur fillimisht me grumbullin e dheut. Burime nga policia thanë se pas përplasjes së parë në makinë janë hapur airback-ët, por pas kësaj përplasje mjeti është përplasur së dyti duke i sjellë vdekjen e menjëhershme shoferit të mjetit që ishte i vetëm në makinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›