LSI takim elektoral ne Gjirokaster

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë të qarkut Gjirokastër me banorë të Këlcyrës, Përmetit dhe të Tepelenës. Meta ka shprehur sigurinë se do të kthehet një javë pas fitores në 23 qershor, duke i ftuar të votojnë për këtë parti si investimi më i mirë për të ardhmen.
Ndërsa Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo foli për mësimet që ka nxjerrë nga eksperienca politike e kryetarit të partisë së tij.
“Çelësi i pushtetit në politikë nuk është pushteti që të jep karrigia e deputetit apo e ministrit, por janë marrëdhëniet njerëzore. Është shërbimi ndaj njerëzve për të zgjidhur problemet dhe hallet e tyre dhe unë në 17 vjet këtë gjë kam bërë me njerëzit, të majtë dhe të djathtë, pa dallime partiake. Ju premtoj se ne do të mbetemi të njëjtët pasi ne jemi pjesë e juaja”, u shpreh ai.
Ekipi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i premtoi banorëve se do tu gjenden gjithmonë pranë.