E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretet ; Presidenti Topi jep gradën Gjeneral Brigade për disa ushtarakë

Katër kolonelë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë marrë gradën madhore Gjeneral Brigade. Ka qenë Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i cili ka dekretuar një ditë më parë dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade për ushtarakët e FA-së. Lajmi është konfirmuar pasditen e djeshme nga burime të Presidencës, të cilat bënë me dije se mbështetur në ligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake në FA", si dhe në ligjin "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të FA-së", Presidenti i Republikës dekretoi dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, kolonel Maksim Malajt, kolonel Viktor Bërdajt, kolonel Zyber Dushkut dhe kolonel Vladimir Qiriazit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›