Në kufi, policët malazezë plagosin peshkatarin shqiptar
Qëllohet me armë zjarri nga rojet kufitare malazeze një peshkatar nga Velipoja. Për pasojë, Hysen Skënderaj, 57 vjeç, ka mbetur i plagosur, por që fatmirësisht pas ndërhyrjes së mjekëve të spitalit të Shkodrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:35 të pasdites të së martës, kur 57-vjeçari nga fshati Luarez i Velipojës kishte dalë për të peshkuar në ujërat e liqenit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Buna me varkën e tij. Gjatë kësaj kohe, ai është qëlluar me armë zjarri pa asnjë paralajmërim, ku dhe ka mbetur i plagosur. Pas ngjarjes, drejtuesit e policisë së Shkodrës kanë kërkuar një takim me autoritetet policore malazeze, ndërsa mësohet se nga ana e tyre, këta të fundit deri më dje nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen.
Ndërkohë, sipas dëshmisë së dhënë policisë, Skënderaj ka pohuar nga spitali se plumbat kanë ardhur nga bregu në anën tjetër të kufirit, në pjesën malazeze. I plagosuri ka qenë vetëm në varkë dhe sipas tij, ai është thirrur nga dy persona nga ana tjetër e lumit nga pjesa malazeze, të cilët i kanë thënë: “Eja këtu”, dhe njëri prej dy malazezëve ka qenë i veshur me uniformë policie. Por 57-vjeçari nuk është afruar, por ka marrë të largohet me varkën e tij, ku dhe më pas është qëlluar. Duke qenë se në vendin ku thuhet se ka ndodhur ngjarja, lumi Buna është shumë i ngushtë dhe nuk ka një vijë ndarëse kufitare mes dy vendeve, akoma nuk dihet nëse 57-vjeçari ka qenë duke peshkuar në pjesën shqiptare apo atë malazeze.
I cilësuar paraprakisht si një incident, plagosja e peshkatarit Hysen Skënderaj nga dy policë malazezë është konfirmuar edhe nga të dhëna zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës një ditë më parë, ku përmes një njoftimi për shtyp nga zëdhënësja e kësaj drejtorie, Fatbardha Çepelja, është bërë me dije se nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se 57-vjeçari është qëlluar nga dy punonjës të Policisë Kufitare të Malit të Zi. Sipas policisë së Shkodrës, Skënderaj është qëlluar përballë pikës kufitare të Shën Gjergjit, në momentin që ai po gjuante peshk me varkën e tij, në pjesën e territorit shqiptar.
Gjithashtu, nga hetimet e policisë ka rezultuar se ai është qëlluar pa asnjë shkak dhe se punonjësit e policisë malazeze e kanë qëlluar atë nga ana e territorit të tyre.
Megjithatë, Çepelja ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme është kërkuar nga pala jonë një takim me autoritetet policore malazeze, me qëllim sqarimin e rrethanave të këtij incidenti. Në këtë takim, mësohet se nga drejtuesit e policisë së Shkodrës u trajtua gjerësisht rasti në fjalë. Ndërkohë që pas kësaj, nga ana e policisë së Malit të Zi është ngritur menjëherë një grup hetimor, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet me angazhim të plotë, për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes si dhe vënien para përgjegjësive përkatëse.
Policia e Shkodrës ka deklaruar se duke marrë shkas nga fryma e mirë e bashkëpunimit mes dy policive, u kërkua që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Ndërkohë që mësohet se për këtë ngjarje materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë”.