Titaniku, Kina censuron gjoksin e Winslet
PEKIN-‘Titanik’ i James Cameron, filmi që bëri bujë në vitin 1998 duke mbushur kinematë plot në mbarë botën, u rikthye në kinema në 3D me rastin e 100-vjetorit të mbytjes tragjike.
Por, në Kinë, skena e famshme nudo e Kate Winslet nuk u pranua dhe për këtë arsye është censuruar, me qëllim ruajtjen e etikës dhe moralit në sallat e kinemave ku shfaqet filmi ‘Titanik’, kështu shpjegon administrata shtetërore e Radios, Televizionit dhe Filmit në Kinë.
“Ka mundësi që nën efektet 3D, skena të vijë shumë reale, madje spektatorët mund të simulojnë sikur po prekin gjoksin e aktores dhe mund të bezdisin vizionin që kanë për filmin persona të tjerë ne salle. Kështu vendosëm që të prisnim skenën nudo në film”. sqaron administrata.
Por, spektatorët protestojnë sepse bileta në kinema është shumë e shtrenjtë krahasuar me filmat e tjerë dhe për më tepër filmit i janë prerë pjesë. Ata thonë se meqë filmi është në 3D do mund të shijojnë edhe më bukur pjesën nudo të Kate Winslet.
(d.b/BalkanWeb)