Dekretet, PD i vendos kushte Topit
Pas letrës së Presidentit Topi, që partitë të sugjerojnë kritere shtesë për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, nuk ka vonuar përgjigjja e demokratëve. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër kreut të shtetit ku i paraqet një listë me katër kritere, zbatimi i të cilave do të justifikonte sipas demokratëve, besimin e institucioneve që përzgjedhin dhe miratojnë emrat e kandidatëve.
“Në përgjigje të shkresës suaj të datës 23 qershor, ju vëmë në dijeni se grupi parlamentar i PD mendon, se, përveç kërkesave ligjore, kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë duhet të përmbushin edhe disa kërkesa të tjera. Ne besojmë se respektimi i këtyre kritereve do të justifikonte besimin e institucioneve që përzgjedhin dhe miratojnë për meritën e secilit nga kandidatët”, thuhet në letrën e dërguar nga Patozi.
Kriteret
Sipas grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kandidatët që do t’i nënshtrohen votimit në Kuvend, përpara se të marrin prej tij pëlqimit duhet që deri tani “të mos kenë marrë pjesë më parë gjatë karrierës së tyre në procese politike”. Gjithashtu, në këtë letër demokratët vlerësojnë si shumë të rëndësishëm faktin se, kandidati që pretendon një prej vendeve të mbetura bosh në Gjykatën e Lartë duhet të mos ketë dhënë vendime gjyqësore në konflikt interesi si dhe të ketë deklaruar dhe justifikuar pasurinë që ka vënë. “Grupi parlamentar i PD do të kërkonte nga kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë që: Të mos kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale; të mos jenë të përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi; të kenë bërë transparente dhe të kenë justifikuar pasurinë e tyre”, thuhet më tej në letrën që demokratët i kanë kthyer Presidentit Topi.
Dekretet
Emërimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, pas rrëzimit në Kuvend të pesë dekreteve të Presidentit, do të kalojë përmes asistencës ligjore të posaçme të një grupi ekspertësh, i ngritur me propozim të kreut të shtetit. Ky i fundit, nisur nga nevoja për një proces sa më transparent u kërkoi partive parlamentare, që të caktojnë kriteret që duhet të përmbushë një kandidat për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë. Me letrën e djeshme, PD ishte e para forcë politike që iu përgjigj zyrtarisht kërkesës së Presidentit. Pas vendosjes së një afati prej pesë ditësh kur në Presidencë grupi i punës priti aplikimet nga të gjithë juristët, që plotësonin kushtet minimale për të kandiduar për në Gjykatën e Lartë, në selinë e kreut të shtetit mbërritën 110 dosje me aplikime. Grupi i punës, pas marrjes edhe të kritereve të propozuara prej partive, do t’i paraqesë kreut të shtetit një listë me 10-20 dosje, të cilat do të jenë edhe më të pranueshmet përsa i përket kritereve që përmbushin. Pas përzgjedhjes nga ana e kreut të shtetit të pesë emrave për anëtarë të Gjykatës së Lartë, do të ndiqet e njëjta procedurë si më parë, ku paraprakisht do të hartohet një raport i komisionit të Ligjeve dhe në varësi të hyrjes në fuqi të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit do të zhvillohet edhe një seancë dëgjimore me kandidatë, përpara se ata t’i nënshtrohen votimit në Kuvend.
Kriteret e propozuara nga PD
1- Të mos kenë marrë pjesë më parë gjatë karrierës së tyre në procese politike.
2- Të mos kenë favorizuar apo ndihmuar gjatë hetimit dhe gjykimit individë ose anëtarë të organizatave kriminale.
3- Të mos jenë të përfshirë në dhënien e vendimeve gjyqësore në konflikt interesi.
4- Të kenë bërë transparente dhe të kenë justifikuar pasurinë e tyre.