Gjermania shkon në finale, turqit dorëzohen në fund
Gjermania me fitoren 3-2 kundër Turqisë në gjysmëfinalen e parë të Kampionatit Evropian, u bë mbrëmë finalistja e parë e Euro 2008-s.
Një ndeshje dramatike që për pak shkoi edhe në kohën shtesë, por si gjithmonë gjermanët kanë lënë gjithçka për në minutën e fundit. Takimi nisi me fjalimet e shkurtra anti-racizimit të mbajtura nga dy kapitenët e ekipeve, Rushtu Reshber për Turqinë e Mikael Balak për Gjermanisë, teksa presidenti i UEFA-s, Mishel Platini kishte veshur një jelek të verdhë ku shkruhej një mesazh kundër racizmit.
Turqia ishte me vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur kundër Gjermanisë, përfshirë dy portierët: katër lojtarë të pezulluar dhe pesë të dëmtuar, përfshirë Nihat Kahveçin dhe Arda Turanin. Njëzetë e minutat e para të takimit ishin nën dominimin turk, që jo vetëm befasuan formacionin gjerman, por prodhuan edhe golin e parë të skuadrës së Fatih Terimit.
Mbrojtja e Gjermanisë u shfaq në konfuzion të plotë, kur Kazim Kazim hodhi një top drejt portës, që goditi shtyllën dhe aty nga afër Ugur Boral në të 22’ zhvlerësoi përpjekjet e dëshpëruara të Jens Lehmanit, i cili duhet thënë se bëri gjithçka mundi për ta futur topin në portën e tij. Turqia në avantazh 1-0. Gjermania u shokua, por gjeti forca të barazonte shumë shpejt me anë të Bastian Shvajnshtajgerit (27’), i cili shfrytëzoi një asist të Lukas Podolskit. Pjesa e dytë prodhoi emocione të mëdha, ku në harkun e dhjetë minutave u realizuan tre gola, dy për Gjermaninë e një për Turqinë.
Kloze në minutën e 79-të solli avantazhin e përkohshëm për formacionin e Joakim Lëv kur shfrytëzoi një gabim të portierit Rushtu Reber, për shtyrë topin me kokë drejt rrjetës. Semih Shenturk barazoi në 2-2 në minutën e 86-të pas një aksioni të bukur. Kur dukej se ndeshja do të shkonte te shtesat, Filip Lahm realizoi golin e fitores, që ishte në perfeksion për nga mënyra e realizimit në minutën e 90-të, e duke çuar Gjermaninë në finale.
GJERMANI – TURQI 3 - 2
Golat: Shvainstaiger 26’, Klose 79’, Lahm 90’/Boral 22’, Senturk 41’
GJERMANIA (4-2-3-1): Lehman; Fridrih, Mertesaker, Metzelder, Lahm; Rolfes (46’ Frings), Hitzlsperger; Shvajnstaiger, Balak, Podolski; Klose (92’ Jansen).
Trajner: Joakim Lëv.
TURQI (4-1-4-1): Rushtu; Sabri, Gokhan Zan, Topal, Hakan; Mehmet Aurelio; Kazim (90’ Tumer), Altintop, Akman (81’ Erdinc), Boral (86’ Karadeniz); Senturk.
Trajner: Fatih Terim.
Gjyqtar: Busaka (Zvicër)
Karton të verdhë: Senturk
Spektatorë: 40.000
Balak: Jemi ne pretendentët
Mikael Balak është në qiellin e shtatë pas fitores së vuajtur në gjysmëfinale kundër Turqisë. “Finalja e këtij Evropiani është padyshim një arritje e merituar për ne. Pavarësisht kësaj, në këto dy sfidat e fundit kemi shpenzuar energji të shumta, pasi vetë kundërshtarët që kishim përballë ishin në lartësinë e duhur. Gjithsesi, janë pikërisht këto suksese të vështira edhe ato më emocionuese. Skuadra tregoi edhe njëherë karakterin e saj dhe tashmë shkojmë të bindur drejt finales së Vjenës. Në fund dua të përgëzoj edhe skuadrën turke për lojën e shkëlqyer që zhvilloi”.
Filip Lahm: Një gol i paharrueshëm
Ndonëse nuk njihet si një golashënues, pasi edhe vetë pozicioni i tij në fushë nuk e lejon atë që të gjendet shpesh herë pranë portës kundërshtare, Filip Lahm ka shënuar golin më të rëndësishëm të mbrëmjes së djeshme kundër Turqisë. “Do të mbetet padyshim si një nga golat e mi më të bukur dhe të paharrueshëm. Ndonëse nuk zhvilluan një ndeshje të mirë, e rëndësishme është qe kemi arritur të sigurojmë finalen e këtij kompeticioni dhe besoj se cilado skuadër që do të kemi përballë në ndeshjen e fundit duhet të luftojë shumë për të na mundur”, tha njeriu i ndeshjes.
Abete i jep duart Donadonit
Xhankarlo Abete zyrtarizon, ose pothuajse, lamtumirën e Roberto Donadonit nga drejtimi i Kombëtares italiane pas eliminimit nga Evropiani 2008. “Kontrata me trajnerin tonë do të anulohet, nëse ndërmjet dy palëve nuk do të ekzistojë vullneti i përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Momentalisht, unë nuk kam asnjë motiv për ta përjashtuar nga kjo detyrë Donadonin”, thotë numri një i Federatës Italiane të Futbollit. Nga ana tjetër, Abete deklaron gjithashtu se nga një divorc i mundshëm me trajnerin, institucioni që ai drejton nuk duhet t’i paguajë asnjë para teknikut “axurr”.
Biliç ngatërrohet me vrasësin
Gazeta italiane “24 Minutti” ka përdorur gabimisht fotografinë e trajnerit të Kroacisë, Sllaven Biliç, për të ilustruar lajmin e një vrasësi maqedonas. Vlado Taneski, i cili kishte punuar si gazetar për më shumë se 20 vjet, u arrestua në fillim të këtij viti i akuzuar për vrasjen e dy femrave. Pas testit të ADN-së, që zbuloi lidhjen e Taneskit me dy gratë e vrara, ai u burgos më datë 22 qershor 2008, për t’u gjetur i vdekur një ditë më pas në qelinë e tij, pasi ishte vetëvrarë. Gazeta italiane “24 Minutti” botoi një artikull për këtë histori e përkrah tekstit, kishte vënë gabimisht një fotografi të trajnerit kroat, Slaven Biliç.
Zhake kundër Domenekut
Në një intervistë për të përditshmen sportive “L’Equipe”, Aime Zhake, trajneri kampion i botës me Francën në vitin 1998, kritikon trajnerin aktual të transalpinëve, Rajmond Domenek, për paraqitjen e “gjelave” në Euro 2008: “Ndërthurja mes të vjetërve, nga të cilët priteshin gjëra të mëdha, para se të mbyllnin karrierën, dhe të rinjve nuk u arrit. Nuk u shfaq kurrë dëshira për t’u rebeluar dhe reaguar, - thekson Zhake. - E gjithë kjo është zhgënjyese”. Gjithnjë, sipas ish-teknikut francez, parapërgatitja e turneut ishte krejtësisht e gabuar: “S’ishte një përgatitje ideale, pati dëmtime e grupi nisi të punojë vonë”.
Platini: Evropiani në gusht
Presidenti i UEFA-s ka zbuluar për gazetën franceze “Le Monde” idenë për të spostuar pas pushimeve, në muajin gusht, finalet e turneut kontinental. “E kam menduar mundësinë për t’i zhvilluar finalet e Evropianit gjatë muajit gusht, pasi lojtarët të kenë përfunduar pushimet, - ka rrëfyer drejtuesi më i lartë i futbollit evropian. - Mirëpo, më parë duhet rënë dakord me klubet për të përpiluar një kalendar të ri”. Presidenti i UEFA-s, në fillim të muajit korrik do të jetë në Poloni dhe Ukrainë për të verifikuar situatën në dy vendet që pas katër vitesh do të presin fazën finale të Evropianit.